BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Balla nxjerr dosjen e CEZ dhe “shpërthen” ndaj gjyqtarit: KÇK po bën namin, do t'i drejtohemi SPAK, ja si u vodhën 418 milionë dollarë

Balla nxjerr dosjen e CEZ dhe “shpërthen” ndaj gjyqtarit:

Mbyllja e dosjes për aferën e CEZ është cilësuar si skandal nga ana e socialistëve. Gjykata vendosi dje të amnistojë autorët e marrëveshjes me çekët, por për Taulant Ballën, kreun komisionit hetimor që zbuloi skandalet, nuk mund të kalohet paq në këtë çështje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka publikuar të gjithë dosjen me fakte e prova, duke pretenduar se nga afera me CEZ janë vjedhur 418 milionë dollarë. “Siç kishim paralajmëruar, i njëjti gjyqtar “KÇK” i cili në mënyrë skandaloze rrëzoi akuzat për Lulzim Bashën “675 mijë dollarë”, sot mori një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin në lidhje me dosjen “CEZ-418 milionë Euro”, ku i akuzuari kryesor është Sali Berisha në bashkëpunim me persona të tjerë. Ky vendim i paligjshëm do të ankimohet menjëherë dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen javën e ardhshme Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit”, tha Balla. Sipas tij, në kallëzimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë ishin paraqitur fakte dhe prova të pakundërshtueshme se Sali Berisha në cilësinë e Kryeministrit në vitet 2005-2013 bashkë me persona të tjerë të kallëzuar prej nesh, shpeshherë edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelja e barazisë në tendera”, “Mashtrimit”, “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal”, tha Balla, duke deklaruar se kjo çështje do ankimohet te SPAK.

Provat e Ballës

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.36 ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe dërgimin e këtij raporti në Prokurori për fillimin e çështjes penale. Balla ka renditur disa nga veprat penale që janë kryer. “Çështja hetimore nr.7340/2017 e Prokurorisë, lidhet me hetimin e “ shpërdorimin e detyrës “të funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar që kanë ndjekur procedurat për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH Sh.A si dhe atë të “ ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ dhe’ pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 248, 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Në nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale shkronja” a “ vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ parashikuar nga neni 245/1 është vepër penale në kompetencë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar’, tha Balla. Ai ka goditur më tej sërish gjyqtarin Sallaku. Sipas tij, ai nuk mori parasysh asnjë prej provave. “Në këto rrethana i kërkuam gjyqtarit Lazër Sallaku të shpallte menjëherë moskompetencën të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e kësaj çështje në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por sot ky gjyqtar në një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin vendosi shqyrtimin e një çështje jashtë kompetencës së tij lëndore”, tha Balla.

Më të lexuarat