Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balla: Për programin e PD, Topalli na dha gjysëm ore kohë

Balla: Për programin e PD, Topalli na dha gjysëm ore kohë

Postuar: 10/09/2013 - 22:44

Deputeti socioalist Taulant Balla i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetin social Facebook deputetëve të PD dhe opozitës duke bërë publik, procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 shtator 2005, kur prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës. “Në këtë seancë grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysëm ore kohë për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00;  Kryeministri mbajti fjalën e tij dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë. Dy te komanduarit e PD, Paloka dhe Basha, nuk dinë çfarë kërkojnë! Në vitin 2005, Jozefina Topalli la vetëm një gjysmë orë kohë për përgatitjen e pyetjeve nga opozita. Kanë qenë shumë qesharake sot reagimet e Kryetarit te komanduar të Grupit të PD Edi Paloka dhe të Kryetarit “të komanduar” të PD, Lulzim Basha, lidhur me mbajtjen e seancës së nesërme të Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave”, shkruan Balla.

Balla pasqyron më poshtë, rregulloren e Kuvendit dhe procesverbalin e datës 9 shtator 2005. "Për të sqaruar opinionin publik në radhë të parë po citoj Rregullore e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Neni 110, “Miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

1. Data e seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në marrëveshje me Kryeministrin.
2. Programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri.
3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin.
4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje.

Më poshtë po bëj publik proces-verbalin e Seancës Plenare të datës 9 Shtator 2005, atëherë prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës, pas rotacionit politik të vitit 2005. Në këtë seance, grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysëm ore kohë për për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00, mbajti Kryeministri fjalën dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.
E premte, datë 9.9.2005, ora 17.00

Jozefina Topalli - Të nderuar deputetë, të ftuar të pranishëm, siç ishte lajmëruar, në bazë të nenit 110 të Rregullores, sot është thirrur seanca për të shqyrtuar dhe për të miratuar programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Fillojmë me paraqitjen e programit politik të Qeverisë për periudhën 2005-2009. Do të kemi pyetje rreth programit të Qeverisë, siç ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve, rreth gjysmë ore për të depozituar pyetjet, meqenëse tashmë ato janë të përgatitura, sepse programi është dorëzuar dy ditë përpara. Pas kësaj gjysmë ore do t'i jepet përafërsisht një orë kohë kabinetit për t’u përgatitur për t’ju përgjigjur pyetjeve. Do t’ju përgjigjen pyetjeve dhe menjëherë do të fillojmë nga debati për të cilën është vendosur, me kërkesën e Kryetarit të opozitës, që të ketë një kohë prej katër orësh. Në fakt në rastet precedentë ne kemi pasur një orë e gjysmë ose dy orë, por ne jemi plotësisht dakord për t’i dhënë të gjithë kohën e duhur opozitës, gjithë kohën e nevojshme dhe të kërkuar për të diskutuar, duke e parë këtë si një moment serioziteti për programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Me miratimin e grupit parlamentar të maxhoranës u arrit me marrëveshje që nga tetë orë që ishte menduar të zbritet në gjashtë orë, ndërkohë që grupet e tjera parlamentare do të kenë në dispozicion të tyre nga një gjysmë ore. Më lejoni tani që t’i jap fjalën Kryeministrit të dekretuar, zotit Sali Berisha për paraqitjen e programit të Qeverisë së tij të periudhës 2005-2009.

Seanca mbyllet për t’u rihapur në orën 20.00.

Jozefina Topalli – Të nderuar deputetë, rihapim seancën. Kjo seancë do të fillojë me përgjigjet e pyetjeve të adresuara Qeverisë për programin dhe do të vazhdojë me nisjen menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve me debatin, sipas listave të folësve dhe minutazhit të depozituar në sekretari. Ka pasur një numër shumë të madh pyetjesh. Natyrisht, nganjëherë ka pasur kohezion dhe përsëritje. Ministrat, sipas linjës së tyre ministrore, do t’u përgjigjen pyetjeve të drejtuara atyre. Fillojmë përgjigjen me zotin zëvendëskryeministër, zotin Ilir Rusmajli. Menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve, fillojmë me debatin. Listën e kemi përpara, sipas radhës së përcaktuar nga grupet dhe minutazhet do të vazhdojnë deri sonte vonë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr