Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balla takohet me zyrtarin gjerman: Shqipëria hapa të rëndësishëm në rrugën europiane

Postuar: 14/06/2018 - 16:26

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit zotin Christian Lange dhe delegacionin që e shoqëron.

Gjatë takimit zoti Balla e falenderoi përfaqësuesin e Qeverisë gjermane dhe të Bundestag-ut për mbështetjen e fortë për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu për vijimin e procesit me hapjen e negociatave për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

"Jemi në një moment historik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të anëtarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë, shumë punë për tu bërë vend anëtar. Gjermania ka asistuar hartimin e Reformës në Drejtësi dhe po mbështet plotësisht implementimin e saj.

Procesi i Vetting-ut po ecën sipas pritshmërive.

Balla e informoi Sekretarin Federal Lange se KPK deri tani ka shortuar dhe ka filluar hetimin administrative për dhjetëra çështje, ndërkohë që çdo javë ka vendime për gjyqtarë apo prokurorë që kalon në sitën e vetting-ut.

Përgjatë këtyre 30 viteve, Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliardë Euro direkt dhe po kaq indirekt. Do të dëshiroja të vlerësoja rolin e zyrës së Kfw dhe GIZ. Për ne janë shumë të rëndësishëm edhe si mbështetës, edhe si partnerë, që janë shumë aktiv në koordinimin e ndihmës së huaj duke marrë rolin e donatorit kryesor bilateral në shumë sektorë të zhvillimit të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e energjisë, infrastrukturës ujore; arsimit dhe formimit profesional etj".

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit zoti Christian Lange u shpreh se që nga vizita e tij e kaluar në Tiranë, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të dukshëm përpara në rrugën e saj europiane. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë.

Gjermania si iniciuese, e konsideron Procesin e Berlinit një etapë të re në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, rritjes së bashkëpunimit rajonal, infrastrukturë, përmirësimit të konektivitetit në energji, komunikim dhe rritjen e bashkëveprimit dhe shkëmbimeve mes vendeve të Ballkanin Perëndimor.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 15:36

Përplasja ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, dita ditës po bëhet edhe më i fortë nga deklaratat në studiot televizive dhe deri tek postimet në rrjetet sociale.

Postuar: 24/05/2019 - 14:54

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka komentuar deklaratën e kreut te grupit parlamentar Taulant Ba

Postuar: 24/05/2019 - 14:19

Deputeti i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i kërkoi shpjegime KQZ-së se përse ka refuzuar regj

Postuar: 24/05/2019 - 14:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një thirrje të fortë për gjithë shqiptarët që ne

Postuar: 24/05/2019 - 14:07

Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta i cili tha se do të rishikonte datën e dekretimin të zgje

Postuar: 24/05/2019 - 14:03

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka replikuar në rrjetet sociale për akademikun Artan Fuga

Postuar: 24/05/2019 - 13:51

Opozita e re në Parlament ka propozuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.