BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Balla thirrje PD të votojë reformën zgjedhore në 30 janar, hakërrehet LSI: Duam reformë të pavarur, jo llafe rrugësh

Balla thirrje PD të votojë reformën zgjedhore në 30 janar,

Reforma zgjedhore vijon të jetë “makthi” i LSI. Gazeta e ka deklaruar pak ditë më parë se PD dhe PS kanë gjetur konsensusin për draftin e ri zgjedhor dhe kjo aleancë e fshehtë Rama-Basha duket se po tremb partinë e Kryemadhit, pasi me ndryshmet e reja, ky subjekt politik humbet impaktin në komisionet zgjedhore, duke rrezikuar të mbetet pa përfaqësues, madje edhe në KQZ. Ndërkohë që ditën e djeshme Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përplasur në distancë për këtë çështje. Shkak është bërë një deklaratë e kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili i shtriu dorën e bashkëpunimit PD, me qëllim miratimin e reformës zgjedhore. Gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshmet nga kryesia e Kuvendit, Balla i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të rikthehet në Kuvend për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme për Kodin e ri Zgjedhor, ndërsa theksoi se 30 janari është data e përshtatshme për të votuar draftin. Madje, Balla i kujtoi demokratëve që të depozitojë propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si partia më e madhe e opozitës. “Apeli im është që Partia Demokratike një orë e më parë të vijë në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e parë është në 30 janar. Ne kemi zgjedhur mandatin e komisioni zgjedhor me 30 ditë që të mos humbim më kohë. Komunikimi më i fundit me opozitën ka qenë pak ditë më parë në konferencën e kryetarëve. Në seancën e fundit kryeministri e preku rëndësinë që ka bashkëpunimi për reformën. Ky semestër i parë i 2019 është një semestër i rëndësishëm për axhendën tonë të integrimit. Së pari ne presim që PD të depozitojë në Kuvend dy anëtarët për KQZ, i takojnë partisë më të madhe në opozitë dhe PD ka detyrimin institucional që të depozitojë kandidaturat përkatëse”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Balla bëri me dije se mazhoranca ka depozituar më herët një draft që garanton standarde të larta zgjedhore në Shqipëri, duke folur për rritje të barazisë gjinore dhe përfaqësim sa më të lartë të grave. “Të gjitha gratë të jenë të përfaqësuara në nivel sa më të lartë në Këshillat Bashkiakë. Të rrisim barazinë gjinore në Kuvendin e Shqipërisë. Sot kemi në kuvend të depozituar një draft të shkëlqyer që garanton standarde të larta zgjedhore në Shqipëri në referencë të plotë të të gjithë raporteve të OSBE-ODIHR por nuk është kodi zgjedhor të garanton standarde por në radhë të parë duhet vullnet”, nënvizoi kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Reagon Vasili

Por ftesa e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në adresë të Partisë Demokratike, sa i takon miratimit të reformës zgjedhore, nuk është kapërdirë dot nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka nisur sulmet ndaj Taulant Ballës. Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka shfrenuar gjuhën duke e etiketuar Ballën si një “sharlatan”, që sipas tij, kërkon që të miratojë një reformë zgjedhore të njëanshme. “Kur të ketë protestë nuk do të jemi në parlament, Shqipëria do të jetë në shesh. Ka vend më të madh, foltore më të madhe se aq? Pse të komunikojmë përmes mediave kur ka mijëra qytetarë. Nuk komentoj asnjë shprehje të Taulant Ballës, që është një sharlatan. Ka një komision parlamenti, të shkojnë komisionet. Unë me llafe rrugësh nuk merrem. Është zanati i tij. Ka patur edhe një bashkëkryetar, duam të ngremë një reformë të pavarur. Ka komision për këtë gjë. Këta s’shkojnë gjëkundi, kjo është mazhoranca e ordinerëve. Të shkojnë pra në komision”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Rigels Seliman

Më të lexuarat