BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Politike

Balla tregon tmerrin e shpikur nga Presidenti dhe fton opozitën të heqë dorë nga kjo politikë: Merrni shembullin e mirë të këtyre 2 politikanëve të PD-së

Balla tregon tmerrin e shpikur nga Presidenti dhe fton opozitën të

Taulant Balla  i ftuar në studion e 'News 24' ku foli për situatën aktuale në vend dhe për zgjedhjet e 30 qershorit, konkretisht u ndal tek pjesmarrja e votuesve që sipas tij, ishte e shkëlqyer.

Balla shtoi se PS do që të bëjë shtet, që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

“Në ato kushte që janë bërë zgjedhjet, pjesëmarrja ka qenë e shkëlqyer. Ishim në kushte të vështira, të mos harrojmë asnjëherë. Askush nuk mund të guxoj besoj të thotë se këto zgjedhje nuk ishin të mira dhe pjesëmarrja e kënaqeshme. Prej ditës së parë, qasja jonë ka qenë ‘shtet, punë dhe mirëqenie. Të bësh shtet do të thotë të respektosh rregullat, si për njerëzi e thjeshtë ashtu edhe për politikanët. Nëse ju shkelni një kundra-vajtje ta themi në qarkullim, njësoj duhet të veprojë ndaj çdo personi”, tha ai.

Taulant Balla theksoi se zhdekretimi është një tmer i shpikur nga presidenti Meta. Ai tha se fton opozitën të heqë dorë nga kjo politikë, ndërsa tha se PD mund të shohë shembullin e mirë të disa politikanëve opozitarë si Rudina Hajdari e Myslim Murrizi.