Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balla ultimatum Bashës: Hiq dorë nga historia e fotove, disponojmë prova se ke 'lidhje' me trafikantin e minave

Postuar: 13/10/2017 - 13:48

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është kthyer replikave të kryedemokratit Lulzim Basha duke ju  kundërpërgjigjur në lidhje me një foto ku shihej ministri Blendi Klosi me ‘të fortin’ e Shijakut Durim Keçi.

 Balla theksoi se edhe ai disponon një album me fotografi, ku shihet se si eksponentë të krimit janë pjesë e takimeve të strukturave të PD. Balla u shpreh se pavarësisht këtij fakti, nuk akuzon Bashën e as i kërkon atij dorëheqje.

“Sot duhet të ishim të gjithë bashkë për të rënë dakord për disa parime për hartimin dhe miratimin e reformës zgjedhore. Por nuk tërhiqemi dot nga një parim i kryetarit të PD. Miqësisht po të them edhe si kreu i grupit të PS, hiq dorë nga kjo historia e fotove. Sepse po fillove këtë historinë e fotove, ti del shumë i humbur. Kam bërë një album fotosh dhe do ta jap, çdo ditë nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëjë këtë punë. Ku personi këtu quhet Flamur Bejka (Tregon foton). Është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte dhe shiste bomba. Po pse mor Lulzim unë do vij këtu dhe siç bën ti, që të them se ti dhe ky shisnin mina me sahat?! Ai është në një takim me partinë e PD në Shkodër. Unë them se ti vendos mina me sahat? Jo se them dot. Se them dot se kryetari i PD është i lidhur me të. Apo me Arben Xigrin (Foto tjetër) Të them unë që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen? Larg qoftë që ta kërkojmë këtë. Por sinqerisht nuk shkon kjo. Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, po unë tani të kërkoj dorëheqjen tënde? Hiq dorë të lutem shumë. Miqësisht, ju nuk po mbani dot as përgjegjësinë e PD. Larg qoftë që të merrni edhe përgjegjësinë e Shqipërisë, ju që keni thyer pasqyrën e vetvetes në 22 korrik”, tha Balla.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 10:20

Emiljano Shullazi ka ngritur sërish në këmbë drejtësinë dhe politikën shqiptare. Teksa na ndajnë pak ditë nga pretenca e prokurorisë për dënimin e tij, kanë shpërthyer përplasjet e forta te Krimet e Rënda.

Postuar: 22/09/2018 - 10:10

Kryeprokurorja Arta Marku ka reaguar ditën e djeshme sa i takon përplasjeve me prokurorët e Krime

Postuar: 22/09/2018 - 10:00

Zbulohen arsyet se përse Basha dhe Kryemadhi duan veting vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo pë

Postuar: 22/09/2018 - 09:47

Lideri i PD-së, Lulzim Basha teksa nxjerr përgjigjen e Ramës në intervistën e dhënë se fundi edhe

Postuar: 22/09/2018 - 09:27

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka publikuar dje shifra të rendit dhe siguri

Postuar: 22/09/2018 - 09:25

Zv/kryeministrja Senida Mesika zhvilluar dje një takim me drejtorët e përgjithshëm dhe përfaqësue

Postuar: 22/09/2018 - 09:22

Thellohet skandali i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me tenderat.