BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Balla: Vetëm në Njësinë Administrative Papër në Elbasan po hapim dhe pastrojmë këto ditë të nxehta vere 30 km kanale kulluese

Balla: Vetëm në Njësinë Administrative Papër në

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet për të shpëtuar Fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe nga degradimi cilësor i saj.

Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve kulluese duke bërë që çdo vjeshtë-dimër këto toka të përmbyteshin dhe dëmet për fermerët të ishin të mëdha.

“Ndoshta duket e paimagjinueshme, por vetëm në fushën që shikoni janë 30 km kanale kulluese, investim i parashikuar me buxhet të Bashkisë së Elbasanit. Pra, vetëm me të ardhurat e veta, Bashkia e Elbasanit investon në 30 km kanalizime, të cilat do ta risjellin këtë tokë përsëri në vlerën e vet, sepse mungesa e kullimit për 27 vite ka bërë që kjo tokë të humbi edhe vlerat e saj.  Kujtoj që këtu ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha bujqësore në Elbasan gjatë periudhës së para viteve ‘90”,- u shpreh Balla.

Për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit z. Qazim Sejdini e rëndësishme është puna që po bëhet jo vetëm në këtë njësi, por punë e shtrirë në të gjitha Njësitë Administrative, duke vënë në dukje se pastrimi i kanaleve vaditëse tashmë ka përfunduar:

“Ne vazhdojmë t’i përgjigjemi bujqësisë me ritëm të lartë. Këtu jemi në Vidhas, ku për herë të parë pas 30 vitesh bëhen 30 km kanal kullues, duke pasur parasysh që kanalet vaditës kanë përfunduar 100%. Ne synojmë që brenda ditëve të para të Shtatorit të ketë mbaruar e gjithë fusha e Vidhasit. Është një punë intensive, një punë e cila nuk do të lihet përgjysëm dhe kështu do të vazhdohet në të gjitha Njësitë Administrative të Elbasanit.”

Fermerët vlerësuan punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë zonë, duke vënë edhe një herë në dukje se kanalet kulluese nuk ishin funksionale prej 27 vitesh:

“Shumë mirë, jemi shumë të kënaqur me kanalet kulluese, po bëhet një punë e madhe” , -tha një fermer.

“Puna që është bërë këtë herë nuk është bërë asnjëherë dhe për këtë duhet të falenderojmë Bashkinë dhe Agjencinë e Shërbimeve Publike, por kjo punë që është nisur nuk duhet lënë përgjysëm, sepse kjo fushë e ka të domosdoshme. Janë me dhjetëra hektarë të mbjella me pjeshkë, dhe me këtë punë jeton kjo zonë”,-tha një tjetër fermer.

Fusha e Vidhasit është një nga tokat më pjellore të Elbasanit, por për shumë vite me radhë ishte lënë pas dore. Fermerët kanë investuar kryesisht në pemëtari, si dardhë dhe pjeshkë dhe shprehen të kënaqur nga prodhimi dhe tregtimi i prodhineve të tyre.

Më të lexuarat