Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balla: Zguri ka thyer ligjin, mandati është çuar në Gjykatën Kushtetuese

Postuar: 13/11/2017 - 22:07

I ftuar në “Tonight Ilva Tare”në Ora News, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka thyer ligjin duke mos mbledhur komisionin në lidhje me kërkesën për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Pjesë nga deklaratat:

Balla:Kryetari i KQZ-së për fat të keq ka thyer rëndë ligjin, për shkak se nga dita  kur Prokuroria njoftoi mbi gjetjet e drejtësisë italiane, zotëria në fjalë duhet të mblidhte KQZ-në brenda 10 ditësh. Ligji për dekriminalizimin përcakton afatin 10 ditor. Kjo nuk ka ndodhur. Është iniciuar një procedurë nga ana e dy anëtarëve për mbledhjen e KQZ-së dhe mbledhja është zhvilluar një javë pas afatit dhe që nga ky moment ligji i jep të drejtën Gjykatës Kushtetuese që të bëjë verifikimin për këtë rast.

Klement Zguri me dashje me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka mundësuar vijimin në detyrë të një personi që preket nga ligji i dekriminalizimit. Zt. Zguri është në krye të këtij institucioni me votimin edhe tonit. Zt.Zguri ka thyer besimin, pasi ka thyer edhe ligjin. Zt. Zguri është zgjedhur në krye të KQZ-së për mbarëvajtjen e procesin zgjedhor dhe me mbarimin e tij, ai duhet të jepte dorëheqjen. Në momentin që një funksionar publik shkel ligjin, ai nuk mund të vazhdojë.

Tare: Në marrëveshje, mandati i zt.Zguri ka qenë për një mandat të plotë?

Balla:Mandati i zt.Zguri ka qenë që opozita të ketë një garant më shumë. Për sa i përket Avokatit të Popullit është praktikë që vjen nga opozita. Opozita ishte futur në çadër dhe në paketën e 18 majit ishte parashikuar sot. Ligji i dekriminalizimit duhet të jetë njëlloj për çdo qytetar. Jam i habitur nga sjellja e kryetarit të PD-së.

Tare: Do ta çoni në Kushtetuese?

Balla:Është çuar në Kushtetuese dhe presim datën. Janë dërguar edhe të gjithë provat e fajësisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2018 - 09:47

 Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për fundosje të vendit.

POSTIMI I PLOTE
Amerika leshon alarmin: kryeministri po fundos vendin.

Postuar: 21/04/2018 - 08:16

Qeveria është zhvendosur dje në qytetin e Fierit, ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.

Postuar: 21/04/2018 - 08:09

Qeveria është zhvendosur dje në qytetin e Fierit. Pas mbledhjes së saj, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një sërë takimesh, ku u ndal dhe në një forum të mbajtur mbi sigurinë.

Postuar: 21/04/2018 - 08:01

Lulzim Basha ka blinduar kreun e Partisë Demokratike. Pasditen e djeshme Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar ku u diskutuan ndryshimet në Statut.

Postuar: 21/04/2018 - 07:53

Kritikët e Bashës akuzuan dje kreun demokrat Lulzim Basha se privatizoi PD-në.

Postuar: 21/04/2018 - 07:50

Rekomandimi i Komisionit Evropian pak ditë më parë që Shqipëria të hapë negociatat pasohet nga një periudhë dy-mujore, ku deri në qershor politika jonë duhet të punojë fort për

Postuar: 21/04/2018 - 07:35

djeshme se reforma në drejtësi do të shfarosë të gjithë klasën e korruptuar politike.