BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Policia e Tiranës zbarkon në lokalet e kryeqytetit, arrestohen 3 persona, dyshohet se...

Çfarë po ndodh? Policia e Tiranës zbarkon në lokalet e
x

Politike

Bamir Topi “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës: Politikan pa karakter! Njeriu më i interesuar që Berisha të jetë në Parlament është Rama

Bamir Topi “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës: Politikan pa

Ish-Presidenti i vendit, Bamir Topi foli për krerët e politikës shqiptare, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, por nuk la pa përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për ish-Presidentin Topi, Lulzim Basha është njeri pa karakter. Kjo bindje e tij është përforcuar nga fakti që nuk ka asnjë reagim apo lëvizje kundrejt Ramës, i cili sot sipas tij nuk flet si kryeministër i shqiptarëve, por si dikush që kontrollon PS dhe politikën shqiptare.

Pjesë nga intervista në Top Talk:

Topi: Nëse ka një sjellje të çuditshme në kushtet e Shqipërisë ku në fjalimin e parë ku projektohet qeveria e re nuk ka asnjë fjalë për qeverisjen. Rama nuk foli edhe një fjalë për ti dhënë fizionominë e një njeriu që drejton qeverinë, por u kujdes që të krijojë një psikozë të re për qeverinë duke thënë se mandati i tretë është i vështirë, por që tek i 4-ti duhet të jemi shumë më të vëmendshëm. Në gjendjen psikologjike të këtij njeriu është krijuar një psikozë që duke kontrolluar PS dhe duke krijuar rilindjen, duke dominuar politikën shqiptare, ai mendon sot jo si kryeministër i shqiptarëve. Nëse gjërat kanë rrëshqitur deri këtu përgjegjësia është e këtij individit tjetër këtu.

Pse Basha nuk e bën dot këtë rol?

Topi: Basha është pa karakter. Çdo sjellje e një individi ngrihet mbi një karakter. Shqipëria është këtu dhe sot po diskutojmë për mandatin e 4 dhe pse po e krijon këtë psikozë dhe nuk ka asnjë fjalë nga opozita. Atëherë problemi nuk është majtas, por djathtas.

Nuk dëshiroj të merrem më me Berishën, në sensin e në historie që kur unë jam përplasur shumë njerëz ose kanë heshtur, ose janë atashuar krah tij. Njeriu më i interesuar që Berisha të jetë në Parlament është Rama.