BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Bamir Topi zbulon pazaret e fshehta: Ja loja e Bashës dhe Ramës. Mos prisni të hapin garën për...

Bamir Topi zbulon pazaret e fshehta: Ja loja e Bashës dhe Ramës. Mos

Ish-Presidenti Bamir Topi i ftuar e cilësoi si një lojë debatin politik mes shumicës dhe opozitës për reformën zgjedhore dhe çështjet e tjera.

Ai u shpreh se nuk duhet të kemi pritshmëri që dy bashkëfajtorët, referuar PS-së dhe PD-së të hapin lojën për të tjerët.

“Po ku do të shkojë fati i grupeve të interesit që kërkojnë diçka dhe nuk e gjejnë. Kur them se parlamenti është në këmbët e kryeministrit them se politikisht ka një shumicë që e kalon kuotën e shumicës së cilësuar, ka 3/5 dhe 2/3. Ky e ka kuptuar sikur qeveria është shteti. Edhe opozita është përgjegjëse. Këta janë bashkëfajtorë. Edhe sot kemi një prononcim të ish-kryeministrit Berisha që i qëndron paktit me Ramën në prillin e 2008, që do të thotë pas 12 vitesh nuk ka asnjë reflektim. Edhe në deformimin e rezultatit kanë qenë bashkë" tha Topi në Report Tv.