BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Banorët e “Astirit” ashpërsojnë protestën, përplasen fizikisht me policinë, gjuajnë me gurë dhe kapsolla në drejtim të uniformave blu

Banorët e “Astirit” ashpërsojnë protestën,

Banorët e zonës së “Astirit “nuk e ndalën as përgjatë ditës së djeshme protestën kundër projektit të Unazës së Madhe, i cili pritet t’iu shkatërrojë atyre shtëpitë. Në orët e mbrëmjes ata dolën sërish në rrugë për të kërkuar dëmshpërblim 100% për banesat e tyre. Banorët duken të vendosur që nuk do të lejojnë të nisin punimet pa u dëmshpërblyer më parë për banesat e tyre me vlerën e tregut. Protesta e tyre vijoi deri tek sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar kështu edhe trafikun. Qytetarët ankohen se zyrtarët e institucione nuk jua hapin derën t’i dëgjojnë. “Asnjë nga banorët që janë këtu nuk është takuar me askënd, ky është mashtrim i radhës për të përçarë njerëzit, kanë vënë vetëm një shirit të kuq, kanë ardhur si hije. Do të shkojmë në takim patjetër, por janë mashtrime. Këto po ruajnë edhe hekurat me polici. Që në 6 të mëngjesit kjo rrugë ishte e bllokuar nga policia . Na kanë vënë një afat dyjavorësh dhe na kanë vënë kryqin tek banesat. Neve na patën thënë që banesat nuk do prisheshin, unë jam në rreshtin e tretë në atë video të Ramës që dëgjoj pallavrat e Ramës se këto banesa do të legalizohen. Pres dita-ditës që të marr certifikatën e pronësisë se e kam lexuar emrin tim në gazetë”, u shpreh njëra nga banoret.

Përplasje fizike me policinë

Protesta e banorëve të Astirit degradoi deri në përplasje me forcat e shumta policore që kishin rrethuar vendin ku pritet të bëhen punimet për Unazën e Madhe. Protestuesit tentuan të prishin rrjetën e vendosur për punimet, por në këtë moment ndërhyri policia. Në vendin e ngjarjes ishte edhe shefi i komisariatit numër 6, ndërsa pak momente më vonë mbërritën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas informacioneve, për shkak të përplasjeve fizike, uniformat blu shoqëruan në polici 10 banorë, gjë e cila i irritoi edhe më shumë protestuesit. Ata nisën të kërcënojnë se nuk do të lëvizin nga rruga derisa të lirohen të shoqëruarit. “Policia më ka marrë edhe djalin, edhe nipin, pa ardhur ata këtu, nuk lëvizim ne”, deklaroi njëri prej banorëve. Ndërsa një tjetër e quajti poshtërsi shoqërimin në polici të dhjetë personave. “Kemi marrë vesh se kanë bërë edhe një poshtërsi, i kanë çuar në komisariate të ndryshme për të na shpërndarë, por do të na I sjellin këtu, ose do shkojmë në komisariate”, deklaroi një prej protestuesve. Të irrituar nga ky veprim i forcave policore, disa nga protestuesit gjuajtën me gurë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa dogjën edhe koshat e mbeturinave. Por deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ishte në mbështetje të banorëve, iu bëri thirrje këtyre të fundit që të ruajnë qetësinë sepse nuk janë fajtorë policët. “Faji nuk është i policisë, por i Ramës dhe Veliajt. Nëse ka të shoqëruar duhet të lirohen menjëherë. Banorët janë në të drejtën e tyre, s’ka pse ndalohen”, tha ai. Në mbështetje të banorëve dhe i pranishëm në protestë ishte edhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari. Në fund, policia vendosi të lirojë dhjetë personat e shoqëruar, gjë që solli më pas edhe shpërndarjen e banorëve të “Astirit”, të cilët protestuan për gati 90 minuta kundër projektit të Unazës së Madhe dhe prishjes së shtëpive të tyre pa u dëmshpërblyer më parë. Por qytetarët deklaruan se protesta do të vijojë edhe përgjatë ditës së sotme, ndërsa paralajmëruan se do t’i mbrojnë fizikisht pronat e tyre. Ata paralajmëruan protestën e radhës sot në të njëjtën orë, nëse nuk do të ketë provokim nga autoritetet shtetërore. Ndërsa FNSH vazhdoi të qëndrojë kordon në pjesën fillestare të kantierit për Unazën e Madhe.

Mimoza Ibra

Më të lexuarat