BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x

Politike

Bardhi, Alibeaj dhe Bejko “masakrojnë” Sali Berishën, e akuzojnë se ka ortakëri me bandat dhe po tenton të kapë PD për ta përdorur si mburojë

Bardhi, Alibeaj dhe Bejko “masakrojnë” Sali Berishën, e

Duket se situata në Partinë Demokratike vijon të jetë e tensionuar, pasi Sali Berisha ka sulmuar ashpër Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeajn, duke thënë se po bëjnë pazare të fshehta me Ramën. Madje më i ashpër ish-kryeministri Sali Berisha ishte me deputetin Gazment Bardhi, për të cilin theksoi se lufton për të shpëtuar shpirtin e tij dhe ftoi SPAK-un të hetojë ligjvënësin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamnetare të 25 prillit të viutit 2021 në Elbasan. Por menjjëher pas këtyre akuzave ka reaguar ashpër deputeti i PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur “flakë për flakë” Sali Berishës, indërsa ka shpërhyer në sulme dhe akzua të forta në adresë të tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se ai arrit të dyfishojë mandatet e deputeteve për PD në Qarkun e Elbasanit, pavarësisht se kishte kundër bandat, për të cilët akuzon se po bashkëpunojnë me ish-kryeministrin Berisha. Gjithashtu ai shkruan se Berisha nuk ka bërë asnjë deklaratë për tu distancuar nga bandat e Elbasanit dhe se me shpifje, nuk mbulohet e vërteta. “Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”, shkruan Bardhi.

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Duket se kush është në pazare të fshehta me Ramën

Enkelejd Alibeaj u është përgjigjur akuzave të bëra më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në Tëitter, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së thotë se nuk janë deputetët e Grupit Parlamentar, peng i Edi Ramës, por duket se kush është duke bërë pazare të fshehta me kreun e qeverisë. Sipas Alibeajt, bëhet fjalë për po të njëjtën njerëz që kanë dëshmuar mungesë koherence në qëndrimet e Ramës dhe që tashmë “hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. “Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve. Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qëndrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi”, shkruan Alibeaj.

Bejko: Sulmet e Berishës  ndaj Bardhit dhe Alibeajt, të poshtra

Për anëtarin e Partisë Demokratike Roland Bejko, deklarata e djeshme e Berishës për Gazmendt Bardhin dhe Enkelejd Alibeaj, janë të poshtra, e bërë për të futur më shumë se përçarje në mesin e PD-së. Sipas tij, Partia Demokratike vijon të jetë më e përçarë, dhe deklarata e Berishës për Bardhin, po e fut këtë të fundit në hasmëri. “PD do të vazhdojë të jetë akoma më e përçarë, sot thirrjet e Berishës, ndaj Alibeaj dhe Bardhit, janë të poshtra, të dalësh dhe të thuash ashtu për Bardhin, është e poshtër, sepse aty ishte një njeri i vdekur, dhe një i burgosur.  Berisha, po e fut Bardhin në hasmëri, në një sherr, ku nuk dihet ku po shkon filli”, tha Roland Bejko në një dalje televizive.

Më të lexuarat