BREAKING NEWS

Escobar vjen nesër në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen nesër në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën, paralajmëron zhvillime të forta: Jam i bindur. Pas arrestimit të tij do të...

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

“Kjo është marrëzi”, Frrok Çupi reagon për ngjarjen e bujshme dhe plas deklaratën e fortë: Po tentojnë të...

“Kjo është marrëzi”, Frrok Çupi reagon
x

Politike

Bardhi del me reagimin e fuqishëm: Llumi i tranzicionit nuk do vettingun e politikanëve

Bardhi del me reagimin e fuqishëm: Llumi i tranzicionit nuk do vettingun e

Partia Demokratike mbron idenë e vetë të vettingut të politikanëve dhe tashmë thotë se kundër kësaj nisme nuk ka dalë vetëm llumi i politikanëve, por gjithë llumi i tranzicionit.

“Llumi i tranzicionit, me Edi Ramën në krye është shqetësuar shumë nga vettingu i politikanëve, i propozuar nga Partia Demokratike. Vettingun e politikanëve nuk mund të bëjë politika. Vettingun e politikanëve duhet ta bëjnë institucionet e pavarura”, shkroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Për këto arsye, Bardhi thotë se përzgjedhja e SPAK është e duhura.

“Ky mision i është besuar me konsensus, me 140 vota në Parlament. Pra, të drejtën për të kontrolluar politikanë e ka edhe sot, por thjesht fshihet dhe nuk vepron, për shkak se nuk ka një mekanizëm që ia bën të detyrueshëm kontrollin për të gjithë, pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim”, vijon ai.

PD akuzon se SPAK deri më sot është fshehur duke bërë “sikur nuk sheh e dëgjon atë që shohin dhe dëgjojnë shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë: pasurimin e paligjshëm të politikanëve në kurriz të interesit të qytetarëve dhe lidhjen e politikanëve me krimin e organizuar”.

“Nëpërmjet propozimit të PD, SPAK-ut i hiqet çdo mundësi të bëjë sikur nuk sheh dhe dëgjon atë që shohin dhe dëgjojnë qytetarët. Duke i dhënë një mekanizëm të detyrueshëm kontrolli, që mund të shërbejë më pas edhe si një e dhënë për ndëshkimin penal të atyre që zbulohet se kanë kryer një vepër penale gjatë ushtrimit të funksionit publik, SPAK ka detyrimin ligjor që të veprojë ndaj kujtdo”, thotë Bardhi.

“Të gjitha alibitë që përdoren sot për të kundërshtuar propozimin e PD janë përdorur këto 30 vite sa herë që propozohet një iniciativë për të luftuar korrupsionin, sa herë ndërmerret një reformë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Alibitë përdoren vetëm për të siguruar një gjë: çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në radhët e zyrtarëve të lartë edhe për 30 vite të tjera. Kjo nuk është në përputhje me interesin e qytetarëve dhe pritshmërinë e tyre”, përfundoi deklaratën numri 2 i Partisë Demokratike.

Më të lexuarat