BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Bardhi dhe Paloka: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, kjo gjendje do të marrë me patjetër fund në 25 Prill, PD do sjellë ndryshimin

Bardhi dhe Paloka: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, kjo gjendje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi zhvilloi ditën e djeshme një takim me disa të rinj që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, me të cilët diskutoi largimin nga Shqipëria të bashkëmoshatarëve të tyre. Teksa vuri në dukje fuqinë që ata kanë për ta nxjerrë vendin nga kriza, demokrati Bardhi theksoi se përmes votës, sipas tij, ata do të arrijnë të sigurojnë një qeveri që synon të zhbllokojnë rrugën e integrimit evropian. “U takova sot me të rinj që me 25 prill do të votojnë për herë të parë, të cilët kanë kuptuar mirë programin dhe angazhimin e PD për rininë. Për stazhet e paguara, për mbulimin e tarifave dhe shpenzimeve për studentët në nevojë, apo për reformat e mëdha që kemi në plan në sektorët ku ata kanë projektuar të ardhmen si profesionistë të rinj që janë. Ua theksova se ata, miqtë e bashkëmoshatarët e tyre kanë në dorë Shqipërinë. Me votën që do hedhin për herë të parë do sjellin ndryshimin për veten dhe familjet e tyre. Me votë, do të sigurojnë një qeveri që u qëndron në krah, që krijon vende pune, që sjell investime të huaja dhe një qeveri që do të zhbllokojë rrugën e integrimit europian. Të gjithë zgjedhësit e rinj për herë të parë, në Elbasan e kudo, do të ndjejnë me 25 prill fuqinë që kanë për ta nxjerrë vendin nga udhëkryqi e ngecja në vendnumëro, duke ushtruar të drejtën ligjore e kushtetuese, të shprehjes së vullnetit në kutinë e votimit”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nga Elbasani. Nga ana tjetër, edhe drejtuesi politik i PD për Qarkun Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar dje një takim me banorët e lagjes  nr. 17. Durrës sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Lajmin e ka ndarë vetë ish-deputeti demokrat Paloka në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se PD ofron ndryshimin e shumëpritur për qytetarët shqiptarë, të cilëve sipas tij, iu ka ardhur në majë të hundës qeveria “Rama”. “Ne nuk mund të nisemi thjesht me faktin që shqiptarët kanë arritur në pikën që nuk e durojnë këtë qeveri, nuk mund të ecim me mllefin dhe inatin ndaj kësaj qeverie. Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara prej tyre. Kur themi se do të rrisim pagat e arsimtarëve apo mjekëve apo do dyfishojmë pensionet, nuk janë fjalë në ajër, por është çdo gjë e llogaritur dhe argumentuar, ku do të gjenden paratë dhe si do të realizohet ky premtim. Shqipëria ka mbetur në vend-numëro! Shqipëria fiton”, shkruan Paloka.

Më të lexuarat