BREAKING NEWS

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron
x
BREAKING NEWS

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi
x
BREAKING NEWS

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos
x
BREAKING NEWS

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot
x
BREAKING NEWS

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë
x
BREAKING NEWS

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në
x
BREAKING NEWS

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/
x
BREAKING NEWS

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet
x

Politike

Bardhi: Kryemadhi në 25 prill mbushi dynjanë se do bëhej Ministre e Brendshme, “Foltorja” e Berishës një pakicë e zhurmshme që vetëm shan

Bardhi: Kryemadhi në 25 prill mbushi dynjanë se do bëhej Ministre

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar situatën brenda opozitës, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, deputeti Bardhi fillimisht iu përgjigj deklaratave të zonjës Kryemadhi të bërë pak ditë më parë ndaj tij. Prerë dhe qartë zoti Bardhi e cilësoi kryetaren e LSI si një ëndërrimtare, pasi siç theksoi ai, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ajo kishte hapur lajmin se do të bëhej ministre e Brendshme. “Së pari ishte një deklaratë e mbushur me gënjeshtra. S’kam folur kurrë për LSI, as në anglisht as shqip. Së dyti nuk kam qenë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI. Së treti nuk kam thënë e s’ka qenë në objektivat e mia, se do të jem ministër i Brendshëm. Dikush tjetër, ende pa marrë pushtetin informoi të gjithë vendin se ministri i brendshëm do ishte grua dhe kush do ishte duhet ta thotë znj. Kryemadhi. Znj. Kryemadhi ka informuar këdo që do ishte ministre e Brendshme”, deklaroi ai. Më tej zoti Bardhi akuzoi zonjën Kryemadhi se nuk bojkoti fushatën elektorale në Elbasan. “Kam informuar znj. Kryemadhi mbi situatën në Elbasan. Nëse i ktheheni kohës, ka qenë vetëm gjysmë dite në Elbasan. S’ka qenë në asnjë takim me mua në Elbasan. Nuk ka ardhur fare në Elbasan gjatë fushatës. Në Elbasan kishim menduar të ishte një ndarje 6 mandate PD me 1 për LSI, e kam informuar se LSI e ka të vështirë të marrë mandat, përgjigjja ishte se kanë të sigurt 3 dhe PD do merrte 2 ndaj unë duhet të punoja më fort”, u shpreh ai. Nga ana tjetër deputeti Bardhi hodhi edhe akuza në adresë të ish-kryeministrit Berisha. “Për fat të keq ajo që nisi si një përpjekje për demokratizim të partisë është shfaqur edhe ne opinionin publik si një betejë personale e Berishës për pushtet. Ndjej keqardhje sepse fokusi i PD-se duhej të ishte kundër regjimit të Edi Ramës. Një pakicë e zhurmshme kam fokusuar vëmendjen në sharje ndaj partisë dhe lidershipit të PD-së”, nënvizoi Bardhi.