
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Barometri i Sigurisë për 2022, “Zëri i Amerikës”: Korrupsioni, kërcënimi më i madh në Shqipëri

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Qershor 2022

Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kërcënimi më i madh i sigurisë. Kjo është gjetja kryesore e “Barometrit të Sigurisë 2022”, publikuar dje nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Sipas një shkrimi të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, anketimi vëren se korrupsioni është rritur, e bashkë me të edhe mosbesimi i qytetarëve mbi luftën kundër tij. Barometri i Sigurisë 2022 ka nxjerrë për të katërtin vit rresht korrupsionin si kërcënimin më të rëndë, nga shumica e qytetarëve të anketuar, madje më i rëndë se sa krimi i organizuar apo lufta me fqinjët, pandemia apo terrorizmi. Shumica e qytetarëve mendojnë se kërcënimi i korrupsionit në Shqipëri është i madh dhe shumë i madh. Mbi 52 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni gjatë pesë viteve të fundit është rritur dhe është rritur ndjeshëm, ndërsa mbi 32 për qind pohojnë se korrupsioni është i njëjtë me pesë vjet më parë. Një pjesë e konsiderueshme skeptike pohojnë se korrupsioni është i rrënjosur aq thellë sa që denoncimi i tij nuk do të sjellë asnjë ndryshim. Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se në vitet e ardhshme korrupsioni do të jetë në nivel të njëjtë dhe afro 20 për qind se ai do të rritet. Si shkaqe të korrupsionit ata renditin dobësinë e institucioneve dhe demokracisë, si dhe pushtetin e oligarkëve në shoqëri. Ata thonë se përgjegjës për vazhdimësinë e korrupsionit janë politikanët dhe administrata publike. Vetëm 23% e qytetarëve thonë në anketë se qeveria është serioze në luftën kundër korrupsionit, ndërsa pjesa tjetër vlerësojnë lart seriozitetin e punës së SPAK-ut dhe gjykatave anti-korrupsion. Afro treçereku i tyre vlerësojnë se puna e SPAK kundër korrupsionit është e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme. Megjithatë, u vërejt një rënie e besimit të qytetarëve tek organet e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Nga ana tjetër pjesa dërrmuese e qytetarëve besojnë se veting-u i politikanëve do të ulte korrupsionin, dhe sipas tyre, pasurimi i paligjshëm duhet të konsiderohet si krim në Kodin Penal. Në Barometrin e Sigurisë 2022 qytetarët vlerësojnë se një nga mënyrat për të ulur korrupsionin do të ishte rritja e pagave për administratën dhe policinë. Por një pjesë e konsiderueshme theksojnë se korrupsioni është i rrënjosur dhe ai nuk vjen prej pagave të pamjaftueshme, por nga shtytja e grupeve dhe individëve për t’u pasuruar vazhdimisht përmes shpërdorimit të detyrës dhe posteve publike.
Më të lexuarat


“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

U shkarkua nga detyra, reagon ish-zv/ministrja e Turizmit Çuçi

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Kuvendi i bën kërkesën urgjente kreut të Autoritetit të Dosjeve: Publiko listën e emrave të ish-sigurimsave që janë pjesë e administratës publike

“Të shkrihet menjëherë Bordi”, Petrit Vasili zbulon faktet se si qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës

“Tmerr”, Belind Këlliçi del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ngre alarmin: Qeveria po...

“Opozita nuk është komisariat protestash”/ Manjani nuk kursehet ndaj Metës e Berishës, del me deklaratën e fortë dhe ka një paralajmërim: Afati i fundit është shtatori!

Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohet zv.ministrja e Turizmit (EMRI)

"Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet e ..."/ PD thirrje urgjente SPAK: Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar ...

“Kjo është e trishtë”/ Endrit Shabani tregon çfarë po ndodh në zonat bregdetare të Shqipërisë dhe ngre alarmin: E kanë zaptuar politikanët, oligarkët dhe trafikantët! (FOTO)
