Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha akuza ndaj kryebashkiakut të Elbasanit: Qazim Sejdini i përfshirë në trafik droge

Postuar: 21/04/2017 - 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini se është i përfshirë në trafik droge.Në një dalje publike nga ‘çadra e lirisë’, Basha tha se dje u kapën 8 ton drogë, që ishin nën ngarkesën e Sejdinit. Ai shkoi më tej me akuzat, duke shtuar se kryetari socialist ka një agjenci trafiku.

“Dje u kapën 8 ton drogë nën ngarkesën e Qazim Sejdinit. Të gjithë e dinë si e mori pushtetin ai me bandat e drogës në Shqipëri e deri në Angli. Ai është i përfshirë në trafik droge dhe ka një agjenci trafiku”, pohoi Basha.

Ndër të tjera Basha ngriti shqetësimin e fenomenit të drogës në vend. “Këto janë arsyet që na çuan në vendimin se nuk do të këtë zgjedhje me Ramën kryeministër. Fakte të tilla ka përditë. Droga është jo vetëm përgjegjësi politike por është projekti politik i tij. Si shpjegohet që as ministri i drogës që hoqi apo tjetrin që vuri nuk zbarojnë procedurat e sekuestrimit të drogës 2.5 milionë rrënje të shkatërruara. Ku janë procesverbalet? Kjo është industria shtetërore e drogës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm. Prokurorët nuk marrin pjese në asgjësimin e drogës, si e kërkon ligji. Ai nuk e asgjëson por e shet drogën sepse ajo ka vetëm një pronar: Edi Ramen”, pohoi Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2017 - 09:56

Pas negociatave të gjata kreu demokrat Lulzim Basha arriti të bindë 5 nga aleatët e tij të jenë pjesë e listave të PD-së. Partia Agrare Ambientaliste është partia më e favorizuar në marrëveshjen me PD-në pasi ka arritur të fusë në tre vende të sigurta tre kandidatë të saj.

Postuar: 27/05/2017 - 09:45

Kreu demokrat Lulzim Basha në një prononcim për mediat ai tha se lista ishte një proces i vështirë por se në to ishin ato që mbështesin republikën e re.

Postuar: 27/05/2017 - 09:30

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vendosur të lërë jashtë listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe Astrit Patozin.

Postuar: 27/05/2017 - 09:17

Ajo ka qenë një ndër zërat që ka kundërshtuar hapur, dhe për këtë kryetari e ndëshkoi duke mos e future në listat e kaniddatëve për deputetë.

Postuar: 27/05/2017 - 09:04

Në listën e kandidatëve të PD-së që do të përfaqësohen në garën elektorale të 25 qershorit ka dhe emra të rinj.

Postuar: 27/05/2017 - 08:46

Ligji për Policinë e Shtetit, i ndryshuar pak ditë më parë, pritet që të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Postuar: 27/05/2017 - 08:43

Institucionet e Arsimit të lartë po zhvillojnë ditët e hapura me maturantët me qëllim informimin e tyre për kriteret dhe programet.