BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Politike

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar emrat e atyre që po mbështesin Berishën për t’i marrë frenat e partisë. Ditën e shtunë kreu i PD Basha doli në një konferencë për mediat, ndërsa ripërsëriti edhe njëherë se largimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat nuk ka kthim pas. Por në fjalën e tij të gjatë, zoti Basha zbuloi disa nga arsyet se përse ai gjendet nën shënjestër, ndërkohë që ka bërë publike organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD. Sipas tij, përveç ish-kryeministrit Berisha po investohen për ta rrëzuar atë edhe një emër tjetër, duke shënjestruar presidentin. “Unë nuk i jam përgjigjur siç kam thënë dhe nuk kam ndërmend t’u përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuhen kundër meje dhe pastaj amplifikohen nga një makineri e tërë që është vënë në lëvizje për këtë punë, ku aksionerë të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër se ia bëjnë mu, e shohin të gjithë shqiptarët, sepse nuk është stili im në radhë të parë, nuk është rruga ime dhe nuk u shërben as demokratëve as Shqipërisë. Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi të përgjegjshëm ndaj demokratëve, vendim që nuk mund të shmangej, vendim që duhet ta merrja dhe jo të hiqesha mënjanë dhe të shikoja PD të zhytej në humnerë. Ky vendim është vendim i marrë. Është vendim i marrë jo për mua, për demokratët, është vendim që i qëndroj 100%”, deklaroi ai. Por nëse e analizojmë me kujdes këtë deklaratë, dyshimet janë se personi i tretë që kërkon të largojë Lulzim Bashën nga drejtimi i Partisë Demokratike, është presidenti Ilir Meta. Edhe pse ky i fundit nuk përmendet me emër, logjika të imponon që përveç ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama, politikani më i rëndësishëm në vend është presidenti Ilir Meta, i cili po kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke ushqyer zjarrin foltores antiamerikane. Meta ka dalë disa herë publikisht krah Berishës, ndërkohë që Basha në një mbledhje grupi e akuzoi drejtpërdrejt se po punon kundër tij.

Basha akuza Metës

Megjithatë, kreu i PD, Lulzim Basha është kujdesur që ta sulmojë edhe me emër presidentin Ilir Meta. Teksa ishte duke folur për reformën në drejtësi, kryedemokrati Basha theksoi se merita për miratimin e ligjeve kryesore të saj, siç ishte për shembull ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme i takon Partisë Demokratike dhe jo presidentit Meta. “Nëse ka një ligj që kaloi me votat tona nga 7 ligjet, është ligji për SPAK-un dhe BKH-në. Kjo për arsye sepse SHBA-të, ndryshe nga Romana Vlahutin, insistuan që amendamentet tona të përfshiheshin në ligjin e SPAK-ut dhe të BKH-së. Dhe problemet që shikoni sot në të gjithë aspektet e tjera që mbulojnë 6 ligjet e tjera që kaluan me votat Rama-Meta në atë kohë, janë pikërisht rezultat i injorimit të amendamenteve të Partisë Demokratike. Pra, reforma ka kaluar me 140 vota, përfshirë dhe votën e Sali Berishës dhe ligji për SPAK-un ka kaluar me votat tona me gjithë votat e grupit parlamentar të PD”, nënvizoi ai. Mirëpo sulmet ndaj presidentit Ilir Meta nuk janë të panjohura, pasi kohët e fundit kreu i PD, Lulzim Basha e ka akuzuar kreun e shtetit, madje dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat dhe përmes qarkoreve dërguar krerëve të degëve.