
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Basha: Në shërbim të njerëzve, jo të atyre që kanë 30 vjet që përfitojnë

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Qershor 2023

Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ka zhvilluar një takim me ata që i quajti “qëndrestarë të Partisë Demokratike”.
Basha shkroi në Facebook se zhvilloi një bisedë ku iu përgjigj pyetjeve pas një viti heshtje nga ana e tij dhe të mbushur me “shpifje e mashtrime nga ai që, për interesa personale dhe të familjes së tij, vendosi të godasë PD-në”, duke iu referuar Sali Berishës.
Sipas tij për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij, ish-kryeministri ka rinisur të njëjtat sulme, teksa shtoi se natën ndan favoret me oligarkët e përbashkët me Ramën, ndërsa ditën akuzon të tjerë.
Ai shtoi se ndryshe nga Berisha të cilin e quajti shkaktarin e kësaj situate në PD, ai bëri një hap pas për shkak se nuk donte luftë të brendshme, teksa vijoi më tej duke u shprehur se e ndjen detyrë përkushtimin e energjive te një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo interesave të një grupi që ka 30 vjet që përfiton prej saj.
Postimi i plotë:Në zemër të Tiranës, te Dega nr. 8, ndalova për një kafe me miq dhe qëndrestarë të Partisë Demokratike.
Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre të natyrshme pas një viti heshtje nga ana ime dhe të mbushur me shpifje e mashtrime nga ai që, për interesa personale dhe të familjes së tij, vendosi të godasë Partinë Demokratike.
Për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij, ka rinisur të njëjtat sulme, atë që bën ndaj kujtdo që nuk e kontrollon dot. Natën ndan favoret, lejet e ndërtimit, tenderat, përmes oligarkëve të përbashkët me Edi Ramën, ditën del dhe akuzon të tjerët.
Ndryshe nga ai që është shkaktari i kësaj situate në PD, pasi është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, unë bëra një hap pas, sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Por ja ku jemi.
Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.
Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo interesave të një grupi që ka 30 vjet që përfiton prej saj.
Demokratët sot janë më të qartë se kurrë, që nuk mund të fitojnë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, dhe se hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin.
Më të lexuarat


"Dumani është bërë nervoz", gazetari i njohur plas "bombën": Ministri i Ramës i përfshirë në përgjimet e Sky Ecc, do i publikoj bisedat me grupet kriminale

Koncesioni i Butrintit, Zhupa denoncon qëndrimet e qeverisë Rama: Shqetësim për DASH dhe kompetencë hetimi për SPAK (Dokument)

“Nga Ndreko tek Beleri”, politikani i njohur shpërthen kundër kryeministrit si pengesë për procesin e antarësimit: Rama gangrena e integrimit në BE

Zyrtarë të lartë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm, ja kë pritet të takojnë

“Koha për t’u ndarë nga Berisha”/ Frrok Çupi i bën thirrje opozitës: Është e pamundur të...

Fredi Beleri në burg, Greqia “kërcënon” Tiranën: Nuk do njohim antarësimin e Shqipërisë në BE nëse...

Pas Gjermanisë, edhe Spanja ‘shuplakë’ Greqisë: Mos bllokoni anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK
