BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Basha bisedë online me komisionerin Oliver Varhelyi, ky i fundit zbulon çfarë kanë diskutuar

Basha bisedë online me komisionerin Oliver Varhelyi, ky i fundit zbulon

Lideri i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një bisedë me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Bisedën mes tyre e ka bërë publike Varhelyi, ku shprehet se kanë rënë dakord që reformat të vijojnë në Shqipëri dhe BE do jetë gjithmonë në mbështetje të vendit.

“Si pjesë e bisedimeve të mia të vazhdueshme, fola me Lulzim Bashën, sot për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave. Ne kemi rënë dakord se reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër koronavirusit”, shkruan Oliver Varhelyi.