BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Basha del në konferencë urgjente pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet e 25 Prillit: Ditën që doli rezultati i ODIHR u liruan pjesëtarët e dosjes së bujshme

Basha del në konferencë urgjente pas publikimit të raportit

Pas daljes së raportit përfundimtar të OSBE/ Odirit për zgjedhjet e 25 Prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat.

Basha në fjalën e tij ka shprehur shqetësimin në lidhje me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339.

“Detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore dhe të ndalë ping pong-un. Të mos lirohen autorët e dosjes 339, siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo, e në veçanti ortakët e krimit politik, që masakruan çdo standard zgjedhor dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë.

Gjendemi përpara një paradoksi. Të gjithë ne, opozita, qytetarët, kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Pikërisht në ditën që del raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339. Është mision parësor i drejtësisë të bëjë detyrën e saj.

Raporti i ODIHR konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as për ata që votuan partinë në pushtet, as për ata që zgjodhën opozitën. Një pushtet që buron nga zgjedhje të vjedhura nuk ofron asgjë përveçse krim, korrupsion, kapje të mëtejshme të shtetit. Kush do ta ndryshojë situatën? Këta që ja falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh, këta që japin çdo qindarkë me PPP për klientët e tyre, duke ja lidhur borxhin në qafë brezit të ardhshëm? Përgjigja është një dhe e vetme: Jo, kurrë! Këta nuk janë zgjidhja, por problemi. Zgjidhja është hapja e rrugës për zgjedhje të lira e demokratike. Ky raport i ndan në mënyrë të qartë palët në këtë përballje, nga njëra anë është regjimi, autorët e masakrës zgjedhore, dhe nga ana tjetër jemi ne, opozita dhe shumica e shqiptarëve, që nuk pajtohen me këtë model shkatërrimtar për vendin dhe të ardhmen tonë”, tha Basha. 

Më të lexuarat