BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x
BREAKING NEWS

Po rrezikohen shumat monetare të shtetasve shqiptarë që i kanë në banka/ Vidhen të dhënat bankare, u gjetën në CD e databazës së pagave

Po rrezikohen shumat monetare të shtetasve shqiptarë që i
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Aksidenti tragjik, si e filmoi udhëtimin e fundit 50-vjeçarja para se të përfundonte në greminë

VIDEO/ Aksidenti tragjik, si e filmoi udhëtimin e fundit 50-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

A tregoi Gerti Shehu pse e goditi Berishën me grusht? Flet avokati i 31-vjeçarit dhe tregon hapin e radhës

A tregoi Gerti Shehu pse e goditi Berishën me grusht? Flet avokati i
x

Politike

“Basha e Berisha për mua janë një”, Kadilli: PD do jetë një parti e izoluar, me SHBA-në kundër

“Basha e Berisha për mua janë një”, Kadilli: PD do

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën dhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

Kadilli tha se PD-ja e Berishës do të jetë një parti e izoluar me SHBA-në kundër.

“Unë Berishës nuk i thashë ik ti, të marr unë partinë. Unë Berishës i thash tërhiqu në këtë garë në PD. Me Lulzim Bashën nuk u tërhoq. Kuvendi nuk mund të mjaftohej duke thënë distacohemi. Kjo parti ka një problem me SHBA me këtë që ka ndodhur. Basha e Berisha për mua janë një. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën si bëhet partia. Nëse rreshtohemi pas Berishës, nuk kemi sjellë asgjë. Kuvendi nuk mund të mjaftohej duke thënë distacohemi.

Kjo parti ka një problem me SHBA me këtë që ka ndodhur. PD e Berishës do jetë një parti e izoluar, me SHBA kundër. Basha e Berisha për mua janë një. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën si bëhet partia. Nëse rreshtohemi pas Berishës, nuk kemi sjellë asgjë. Ndryshimi duhet të kishte ndodhur para se të shkonim në Kuvend. Në parti kemi ushqyer shumë gabime, dhe e mbyllim me një deklaratë falje, por kur kërkon falje, bëj një hap pas”, tha Kadilli.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit të Kombëtar.

Berisha e avancoi lëvizjen për marrjen nën kontroll të PD duke zgjedhur një Këshill të ri Kombëtarë të PD-s, me disa afrime të reja por duke lënë jashtë kritikët dhe mbështetësit e Bashës.

Lista e re Këshillit të ri Kombëtar prezantuar nga Albana Voksi,  sugjeron se tashmë kemi të bëjmë me një PD,  më të hapur duke rikthye në këshill të larguarit e Bashës siç ishin dy ish deputetët që nuk iu bindën bojkotit parlamentar. Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Kjo është vetëm një anë e medaljes.

Edvin Kulluri një zë kritik ndaj Bashës dhe Berishës  në PD , u la jashtë këshillit sikurse edhe Roland Bejko. Por Fatbardh Kadilli i vetmi zë kritik në Kuvendin Kombëtar të PD u votua për të qenë në këshill.

Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin u duk si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij.

Më të lexuarat