Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha hedh poshtë draftin e tretë për reformën, ja 13 çështjet që ndajnë palët

Basha hedh poshtë draftin e tretë për reformën, ja 13 çështjet që ndajnë palët

Postuar: 14/01/2016 - 07:59

Partia Demokratike shprehet kundër draftit të tretë për reformën në drejtësi. Drafti është hartuar në mënyrë të njëanshme nga ekspertët e qeverisë dhe Soros. Projekti është i përafërt me dy draftet e para, parashikon një reformë radikale, por rrëzon draftin e Ministrisë së Drejtësisë. Ditën e djeshme, katër ekspertë të Partisë Demokratike, kanë paraqitur objeksionet dhe qëndrimin e opozitës. Nga qëndrimet e ekspertëve u pa qartë se palët ndahen në 13 çështje shumë të nxehta, kardinale dhe sensitive. Opozita kundërshton zgjedhjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë me 84 vota, me pretendimin se shumica e i ka këto vota.
 
“Qëndrimi ynë i hershëm është që këta njerëz që do të zbatojnë gjithë procesin e reformës të mos jenë njerëz që emërohen nga kryeministri, nga maxhoranca, qoftë kur emri i kryeministrit është Edi Rama qoftë kur emri i kryeministrit të jetë Lulzim Basha. Për ta bërë këtë ne kemi propozuar, pra ekspertët, që emërimi i këtyre personave në institucionet e drejtësisë të bëhen me një shumicë në parlament që të mos lejojë kryeministrin kushdo qoftë ai, që ta ketë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Situate në Parlament është që Edi Rama ka një shumicë mbi 84 vota, e konstatuar kjo pikë më pikë nga Komisioni i Venecias. Sigurisht duhet një shumicë më e madhe që të zgjedhë këta njerëz në mënyrë që të mos ekzistojë skema e kapjes. Ky qëndrim racional i opozitës është thënë e zeza mbi të bardhë në rekomandimin nr 55  të Komisionit të Venecias e cila thotë se tre të pestat pra me 84 vota çimentohet kapja politike”, ka deklaruar Halimi. 
 
Rikthehet Halimi 
 
Ajo që ra në sy ishte se Lulzim Basha ka rikthyer Eduard Halimin në tryezën e ekspertëve. Halimi, së bashku me Arben Ristanin u zëvendësuan ditët e fundit, me miratimin e Bashës, me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin. Por, ditën e djeshme, Halimi ishte protagonist i grupit të ekspertëve. Pjesë e ekspertëve të PD është bërë edhe Ivi Kaso. Ndërkaq, në daljen e djeshme mungoi Arben Ristani, i cili është anëtar i Komisionit për Reformën në Drejtësi. Pjesë e panelit ishte edhe eksperti Gazmend Bardhi, i cili kundërshtoi disa pika të rëndësishme të draftit të tretë për reformën në drejtësi. 
 
8 institucionet 
 
Partia Demokratike ka theksuar se Rama synon të kapë 8 institucione të drejtësisë. “Me 84 vota emërohen të gjithë anëtarët e komisionit të pavarur të kualifikimit të cilët do të fusin në provim të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Nga gjyqtari i shkallës së parë e deri tek kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë inspektorët e inspektoratit të lartë të drejtësisë të gjithë do të emërohen me 84 vota sipas draftit të paraqitur në mënyrë të njëanshme nga ekspertët e PS-së. Po ashtu me radhë si Gjykata Kushtetuese, emërohet kryeprokurori, emërohen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, tribunali disiplinor dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Janë 8 institucione që krijojnë një oktapod të vërtetë në kapjen e sistemit të drejtësisë”, ka theksuar Halimi.  Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G