BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Politike

“Basha i futi thikën pas shpine PD-së”, Flamur Noka zbërthen skenarët që po thuren dhe tregon arsyen e largimit të Berishës: I kërcënohet lëkura e tij, po i dridhen këmbët në karrige, po shantazhon drejtuesit e degëve

“Basha i futi thikën pas shpine PD-së”, Flamur Noka

Flamur Noka, i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN ka folur për përçarjen mes demokratëve pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Ndër të tjera, Noka u shpreh se Basha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike pasi nuk ka më mbështetjen e anëtarësisë pas vendimit, të cilin ai e cilësoi si thikë pas shpine ndaj partisë.

“Basha i futi thikën pas shpine Partisë Demokratike”
“Nuk e kam menduar ndonjëherë që PD-ja do të vinte një ditë dhe do të ishte në këtë gjendje. Nuk e kam imagjinuar se në këtë zgrip, partinë do ta çonte kryetari i saj. Ishte jashtë çdo imagjinate që do t’i fuste thikën pas shpine Partisë Demokratike në këtë mënyrë vetë kryetari i saj. Pse e bëri? Sepse është njeri i shantazhueshëm, nuk mban presione. Por kjo është detyra e kryetarit për ta sqaruar. Askush nuk e miratoi atë vendim okult, askush s’e prishte, askush s’e imagjinonte”.

“Basha të bëjë transparencë për vendimin. E bëri për një vizë që i mungon prej 5 vitesh?”

“I takon Bashës të bëjë transparencë. Pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse i kërcënohej lëkura e tij dhe për të shpëtuar lëkurën e tij për një vizë që i mungon prej 5 vitesh apo për një vizitë tjetër, ai bëri këtë koncesion në kurriz të demokratëve dhe demokracisë në vend? E bëri se është i shantazhueshëm? Ai duhet t’i bëjë me dije këto arsye. Askush në Shqipëri nuk e beson se Berisha është i korruptuar. Unë kam qenë bashkëpunëtori i tij dhe e di shumë mirë se askush nuk ka guxuar t’i bëjë Berishës biseda korrupsioni, aferash. Nuk ka pasur asnjë sulm, asnjë akuzë, por edhe asnjë hamendësim për përfshirje të Berishës në Korrupsion”.

“Bashës po i dridhen këmbët në karrige, po shantazhon drejtuesit e degëve”

“Basha do ta lirojë atë karrige, pasi nuk i takon më atij. Ai nuk ka më mbështetjen e demokratëve dhe nuk i përfaqëson vullnetin e tyre. Pas thikës që i nguli forcës së tij politike nuk mund të jetë më përfaqësuesi i saj. Ajo baza anti-amerikane që ai e cilësoi, ju e patë dje në Fier, ku treguan se janë 100% për një PD solide, më të bashkuar, por jo sipas konceptit të Bashës. Zoti Basha, duke qenë se e ndjen se po i dridhen këmbët në atë karrige, po mundohet të ushtrojë presion ndaj drejtuesve të degëve për t’i bëra ata që t’i kundërvihen anëtarësisë, por askush nuk e ka guximin dhe Fieri e tregoi këtë gjë. Ai i thërret dhe i shantazhin që të përballen me anëtarësinë. PD nuk është e shantazhueshme”.

Më të lexuarat