BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Basha i hap rrugë reformës territoriale, cakton Tabakun për negociata, kërkon referendume lokale për hartën e re

Basha i hap rrugë reformës territoriale, cakton Tabakun për
Pas marrjes së statusit, duket se opozita po reflekton! Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i ka hapur rrugë reformës territoriale, duke caktuar deputeten demokrate, Jorida Tabaku, si negociatore me palën qeverisëse. Të paktën një muaj përpara skadimit të afatit për miratimin e mundshëm të reformës së re territoriale, Partia Demokratike, bashkë me shoqatat e të zgjedhurve vendorë, do të paraqesin propozimin e tyre se si duhet kryer një nga reformat më të rëndësishme për vendin. Përpos negociatave, opozita kërkon referendume lokale për hartën e re territoriale. Deputetja Jorida Tabaku, thotë se thelbi i kësaj reforme nuk është harta, por decentralizimi, një koncept ky i kundërt me rrugën e ndjekur prej qeverisë. “Reforma territoriale duhet të jetë një reformë e cila nis me decentralizimin, vazhdon me ndryshimet në paketat e ndryshme ligjore, në ligjin për pushtetin vendor dhe përfundon, ka si produkt përfundimtar një hartë, një ndryshim territorial. Pra harta nuk është qëllim në vetvete, por harta si përfundim dhe produkt i një procesi logjik të nisur me këto elementë që unë përmenda”, thotë deputetja Jorida Tabaku. Asaj që i trembet opozita, është konsensusi politik në Kuvend, i cili duhet të jetë në bazë të çdo vendimi për çështjen e reformës administrativo-territoriale. “Jo vetëm se preket Kushtetuta, konsensusi duhet të jetë minimumi për çdo reformë që prek më shumë se 4 vite të një mandati qeverisës. Reforma territoriale mund të prekë 20-25 vitet e ardhshme, ndoshta edhe më shumë. Është përvoja parlamentare që bashkëpunimi politik ka realizuar disa reforma të rëndësishme”, sqaron Tabaku. 
 
Referendumi lokal
 
Opozita kërkon që t’u japë mundësi komuniteteve për t'u shprehur me referendum lokal për ndryshimin e kufijve vendorë, gjë që do të thotë se koha se kur përfundon reforma administrative territoriale për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi parësore, ashtu siç ka për qeverinë, e cila ka synim që zgjedhjet e ardhshme lokale t'i zhvillojë sipas hartës së re. Për opozitën çelësi i suksesit nuk qëndron tek koha, por tek vullneti për të punuar së bashku në mirëbesim. “Ne nuk mund të imponojmë dot axhendën e qeverisë. Reforma territoriale ka qenë një nga objektivat e qeverisë, por nga ana tjetër mund të them që ekziston varianti që të lihet me konsensus një datë për një palë zgjedhje se kur mund të hyjë në fuqi. Çdo gjë është pjesë e vullnetit politik”, thotë deputetja demokrate. Përpara se qëndrimi përfundimtar i të zgjedhurve lokalë të opozitës të bëhet publik të mërkurën, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, u takua me aleatët në opozitë për të rakorduar një qëndrim të përbashkët. Në draft-rezolutën që pritet të miratohet nga takimi i fundit, ku janë ftuar të zgjedhurit nga 386 njësi vendore, peshën kryesore për paketën reformuese do ta mbajnë propozimet e ekspertëve, një prej të cilëve flet për një ndarje nga 88 deri në 100 njësi vendore. 
 
Çuçi fton opozitën 
 
Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, ishte i pranishëm në konsultimet me shoqërinë civile për reformën administrativo-territoriale e organizuar në Burrel. Ai i bëri thirrje edhe një herë opozitës që të bëhet pjesë e procesit të hartimit të saj dhe deklaroi se komisioni i posaçëm mirëpret çdo opsion konkret të propozuar nga opozita për ta diskutuar. Ky takim ishte pjesë e rreth 50 takimeve konsultuese për ndarjen e re territoriale, që janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në rrethet kryesore të vendit. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat