Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ulem në tryezë, largimi jot është domosdoshmëri, përballje në çdo qendër votimi në 30 qershor

Postuar: 23/05/2019 - 07:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e djeshme, pas letrës publike të kryeministrit Edi Rama drejtuar tij. Rama e ftoi dje Bashën publikisht që të ulen në dialog pa kushte. Por për kryedemokratin Basha, kjo shtrirje dore nuk është gjë tjetër veçse një teatër në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Duke folur nga Durrësi, teksa ndodhej në një takim me simpatizantë të partisë së tij, Basha theksoi se është kundër propozimit të Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit se kërkon kapitullimin e partisë që ai drejton. Sipas tij, largimi i Ramës është një domosdoshmëri që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së krizës politike. “Na propozojnë kapitullimin. Edi Rama na propozon që më 30 qershor ne të bëjmë sehir teksa ai bën efektivisht një grusht shteti, zgjedhje false. Ne nuk luajmë lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama. Nuk ka asnjë hap pas. Misioni ynë është një mision kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mision të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Për ju është kjo betejë vëllezër dhe për ju do të jetë fitorja, që kurrë më Shqipëria të mos bjerë në duart e vetëm një njeriu dhe qeveria të mos jetë peng e kriminelëve. Largimi i Ramës është hapi i parë i panegociueshëm që do t’i hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës”, deklaroi ai. Më tej, Basha shprehu bindjen se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje vendore, por theksoi se nëse ndodh e kundërta shqiptarët do të hyjnë në çdo qendër votimi për të ndaluar kapjen e zgjedhjeve. “Nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor do ketë përballje në çdo qendër votimi. Nderi dhe detyra jonë është t'i prijmë kësaj përballjeje. Për shqiptarët e thjeshtë kjo është një çështje ekzistence. Kjo betejë bëhet për t'i dhënë fund një sistemi politik që iu ka rritur çmimin e naftës, energjisë, ka sjellë pensionistët në ditën më të zezë. Ka sjellë studentët në sistemin më të dobët arsimor”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 15:14

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Sekretarin Parlamentar të Shtetit për Drejtësinë të Gjermanisë, Christian Lange, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Postuar: 17/09/2019 - 14:42

Kryeministri Rama ka dal me një vendim të ri, i cili është shumë i rëndësishëm.

Postuar: 17/09/2019 - 13:56

45 dosjet e para të vetingut për drejtues të Policisë së Shtetit janë drejt përfundimit për t'

Postuar: 17/09/2019 - 13:33

Ministri i Jashtëm në detyrë  Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputet

Postuar: 17/09/2019 - 13:23

Pas takimit me kryetaren në largim të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Lulzim Basha nuk i kur

Postuar: 17/09/2019 - 13:21

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e J