BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Politike

Basha i vendosur kundër Berishës, ua bën të qartë deputetëve se koha e tij ka mbaruar, i prerë se nuk do lejojë cenimin e raporteve me SHBA

Basha i vendosur kundër Berishës, ua bën të qartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se partneriteti i PD-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet i pacenueshëm dhe se vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar demokrat i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka kthim pas. Gjatë kësaj jave kryedemokrati Basha ka zhvilluar takime intensive me krerët e degëve të Partisë Demokratike dhe deputetët, në fokus të së cilës ka qenë pikërisht situata brenda PD-së dhe çështja “Berisha”. Por gazeta ka mësuar se përjashtimi i Berishës vijon të jetë objekt diskutimi dhe debati, ku mësohet se edhe dje në mbledhjen e zhvilluar me deputetët demokratë në selinë blu, Basha është shprehur i vendosur kundër ish-kryeministrit. Sipas informacioneve, mësohet se lideri demokrat ua ka bërë të qartë deputetëve se çështja e ish-kryeministrit është e mbyllur, ndërsa ka dhënë garanci se nuk do lejojë cenimin e raporteve me SHBA. “E kam thënë dhe po e përsëris nuk do lejoj cenimin e raporteve me SHBA. PD raportet me SHBA i ka më shumë se të shenjta. Nuk ka kthim pas për Sali Berishën”, mësohet të jetë shprehur Basha. Pra, duket qartë se paralelisht me njohjen e vartësve të vet me arsyet përse mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryedemokrati Basha ka nisur lëvizjet për të sfumuar “aksionin” e ish-liderit demokrat pasi po tregohet stoik dhe i palëkundur.

Tabaku: Fjala i takonte Bashës

Por vendimin e Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Berisha, e ka mbrojtur dje edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit teksa ishte e futuar në një studio televizive, theksoi se fjala për përjashtimin e Berishës i takonte Bashës dhe sipas saj, s’mund të pyeteshin strukturat për çdo vendim, pasi kreu i PD është lider legjitim i partisë. “Nuk ka një përjashtim të Sali Berishës. Ka një pezullim të tij derisa çështja e tij të zgjidhet. Ky vendim u mor për të pasur më shumë shqiptarë të lumtur dhe për të mos cenuar marrëdhëniet e PD me SHBA. Ne nuk i mbledhim dot strukturat për çdo vendim. Në maj të këtij viti PD votoi për Bashën dhe e vendosi peshën e vendimit politik mbi kryetarin e saj”, deklaroi Tabaku.

Noka sfidon Bashën: Kuvendi i PD do mblidhet

Megjithatë nga ana tjetër edhe deputetët që janë rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha kanë vijuar me sulmet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. Ky i fundit ka dhënë garanci se nuk do ketë Kuvend kundër SHBA. Por duke folur dje për mediat pas takimit të grupit demokrat, deputeti Flamur Noka theksoi se Kuvendi do mblidhet, ndërsa akuzoi Bashën se është lider ilegjitim. “I bëra me dije se do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA, por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së anëtarëve të PD. I bëra me dije se ky nuk do jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për tu shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet”, deklaroi Noka.

Më të lexuarat