Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha kërcënon “LIVE”: Kush i vë minat Teatrit, do t’i vihen në shtëpinë e tij!

Postuar: 24/09/2018 - 22:05

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka bërë një kërcënim të hapur mbrëmjen e sotme LIVE në emisionin “Open” me Eni Vasilin. Lidhur me çështjen e ligjit për shembjen e Teatrit, Basha kërcënoi duke thënë se ata që do t’i vënë minat Teatrit, minat t’i vihen në pronat e tij.

BASHA: Unë jam këtu për t’i bërë në shërbim të popullit, është problem kapja e ekonomisë nga njerëz të qeverisë. Nëse është e vërtetë dhe sipas asaj që shihet është e vërtetë, kjo po që i intereson shqiptarëve. Nuk më intereson emri, por kush i ka marrë parat e shqiptarëve.

Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t’i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t’u vëmë buldozerët në pronat e tyre.

VASILI: Ju po i kërcënoni këta njerëz?

BASHA: Po sigurisht që i kërcënojë dhe hapur.

VASILI: Po flisni për një revolucion?

BASHA: Dëgjo këto që them këtu, jo çfarë mund të ndodh më pas. Kur të vij përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua.

VASILI: Ligji kaloi dhe ju ishit në Vlorë?

BASHA: Ligji kaloi dhe ne nuk kishin çfarë të bënim në atë Kuvend. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të pengonim ligjin. Por ne kemi mundësinë që t’u themi shqiptarëve, se si po vidhet Teatri. Teatri është vija e kuqe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 19:10

Gjatë fjalës së tij në Vorë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se 5 prej kandidatëve të tij për zgjedhjet lokale janë të pandehur për shit-blerjen e votave. 

Postuar: 23/05/2019 - 18:50

Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e zhvilluar në Vorë u ka bërë thirrje banorëve atje të marr

Postuar: 23/05/2019 - 18:23

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi dënimin me 8 vite e 9 muaj e 12 ditë burgim për Ilir

Postuar: 23/05/2019 - 18:00

 Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit iu përg

Postuar: 23/05/2019 - 17:57

I ftuar në rubrikën “Opinion”,Paloka i quan “lojëra para ndërkombëtarëve”

Postuar: 23/05/2019 - 17:28

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit par

Postuar: 23/05/2019 - 17:11

Opozita prej muajsh ka dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama, dhe formimin e n