BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Basha-Kryemadhi zbulojnë qëllimet e vërteta, kërkojnë mbylljen e vetingut në politikë para ngritjes së SPAK, ja 10 pikëpyetjet mbi nismën e opozitës

Basha-Kryemadhi zbulojnë qëllimet e vërteta, kërkojnë

Zbulohen të vërtetat e nismës së opozitës për vetingun në politikë. Ditën e djeshme kreu i grupit parlamentar demokrat ju drejtua me një shkresë kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, për të mbledhur të premten Këshillin e Legjislacionit, me qëllim shqyrtimin e draftit për vetingun në politikë. Po ashtu Lulzim Basha deklaroi dje se është urgjencë kombëtare për të realizuar sa më shpejt vetingun në politikë. Por ky nxitim i opozitës fakton atë që gazeta e deklaroi pak ditë më parë: Basha-Kryemadhi po tentojnë të shmangin Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të jenë tërësisht funksionale do të duhen disa muaj. Së pari, duhet ngritur KLGJ e KLP dhe 2 muaj pas tyre nis ngritja e SPAK. Por që kjo strukturë të jetë funksionale është po në dorë të opozitës. Kushtetuesja ka rrëzuar nenet bazë të ligjit për KLGJ dhe KLP dhe këto organe nuk marrin dot vendime. Ato duhet të emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK. Nëse nuk bëhen ndryshimet në ligj, SPAK nuk funksionon. Pra duket se kemi të bëjmë me dy skenarë: Nga njëra anë opozita shtyn ngritjen e SPAK dhe nga ana tjetër do që të bëhet sa më shpejt vetingu në politikë. Por e gjithë kjo lëvizje duket se është strategji për të mbyllur vetingun para se SPAK të marrë jetë. Kjo bëhet me qëllim që ata që largohen të mos jenë objekt i SPAK. Ky organ në fokus të tij do të ketë fillimisht politikanët aktivë, pra nga Presidenti te deputetët. Por nëse dikush prej tyre largohet me vetingun në politikë, ai i shpëton SPAK, pasi kur ky organ të ngrihet, ai nuk do jetë në politikë. Pra duket se me këtë lëvizje, kushdo që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve, jo që nuk do dënohet, por nuk do ketë as sekuestrim pasurie, por vetëm largim nga politika. Pra duket se kemi të bëjmë me një skenar të mirëmenduar nga dyshja Basha-Kryemadhi, që ata që kanë të hapura punët me prokurorin, t’i mbyllin para se të vijë SPAK dhe ata që mbeten në Parlament, të kenë sistemuar të gjithë problemet që kanë me pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Kjo pasi për ata që e kalojnë vetingun do jetë më e vështirë të rihapen hetimet. Por edhe nëse SPAK do kryejë hetime, do kërkojë të dhëna po nga ILDKP, prokuroria dhe institucione e tjera që kanë asistuar në veting dhe ato do japin të njëjtat të dhëna.

Pikëpyetjet mbi draftin e PD

Opozita kërkon që të nisë menjëherë shqyrtimi i draftit për vetingun në politikë, por ka shumë pikëpyetje mbi nismën e tyre. Basha dje doli në konferencë për mediat, ndërsa deputetët dhe këshilltarë të tij të hënën ishin në studio televizive, ku nuk dhanë përgjigje të qarta mbi atë se çfarë kërkon opozita. Misteri më i madh është se kush do e bëjë vetingun në politikë? Bash tha se do bëhet nga ekspertë që nuk do i zgjedhë Parlamenti. Atëherë kush do i zgjedhë? Do kemi të bëjmë me një komision ad hoc, apo do jetë një strukturë tjetër që do merret me këtë proces? PD po ashtu ka deklaruar se nuk do lejohen në proces asnjë prej institucioneve që kanë lidhje politike. Por nëse ndodh kjo, gjithçka do dështojë. Për pastërtinë e figurës janë vetëm 3 institucione që kanë informacione: në krye është DSIK, më pas vijnë SHISH dhe Prokuroria. Dy të parat kanë varësi drejtpërdrejt nga kryeministri, ndërsa sa i takon kryeprokurores ajo është zgjedhur po nga politika. Në lidhje me pasurinë, i vetmi institucion kushtetues për verifikim është ILDKP, kryetari i të cilës është zgjedhur po nga politika. PD e pranoi që të ketë veting për pasurinë, por nuk thotë nëse aty do përfshihen apo jo familjarët. Basha deklaroi se do kërkojë monitorim ndërkombëtar, por nuk dihet se kush do e bëjë këtë monitorim, pasi në rastin e vetingut në drejtësi ishte një proces goxha i gjatë përzgjedhja e ekspertëve të ONM. Pra duket qartë se dhe vetë opozita nuk është e bindur në atë që kërkon. Gazeta ka mësuar se juristët e PD po mundohen të hartojnë një ligj shoqërues me procedurat që do të ndiqen, por deri më tani të gjithë janë konfuzë. 

Më të lexuarat