Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha kujton ekzekutimin e 14 mirditorëve të Qafë-Valmirit dhe i çon mesazh Ramës: Edhe sot kjo zonë mbahet peng nga krimi

Postuar: 18/08/2019 - 08:24

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e djeshme ka përkujtuar 14 mirditorët që mbetën të vrarë në Qafë-Valmir, ku në reagimin e tij i ka nisur një mesazh të koduar kryeministrit të vendit Edi Ramës. “Edhe sot shohim se si mundohen të mbajnë gjallë aparteidin ndaj kësaj zone, me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të saj zyrtarë e përfaqësues të krimit”, ka shkruar Basha duke iu drejtuar kryeministrit Rama. Mes të tjerash Basha e ka kujtuar ngjarjen të cilën e konsideron tepër të tmerrshme dhe ka rikthyer në vëmendje varjen në litar dhe pushkatimin e 14 shqiptarëve. “70 vjet më parë diktatura komuniste e angazhuar në një betejë të egër për të thyer rezistencën e Mirditës, në një shfaqje publike të terrorit, vari në litar dhe pushkatoi 14 nga bijtë më të shquar të krahinës, në Masakrën e Qafës së Valmirit. Duke ndjekur porositë e vetë diktatorit gjakatar, “kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët, këto bëjnë përshtypje në popull”, veglat e verbra të Sigurimit Komunist varën 4 mirditorë dhe pushkatuan 10 të tjerë 17 gushtin e 1949-s, si një akt reprezalje pas vrasjes së Bardhok Bibës, ku rezultoi se nuk ishte i përfshirë asnjëri prej tyre, dhe si pjesë e strategjisë së terrorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës”, ka shkaruar ditën e djeshme Basha. Më tej Basha ka shkruar mbi historinë e Mirditës, ku thekson se masakra e Qafë-Valmirit ka qenë ndër më të tmerrshmet e regjimit. “Masakra e Qafës së Valmirit ka 70 vjet që dëshmon për këtë aparteid, që është një mëkat i shtetit shqiptar. Për ushtrimin e këtij aparteidi s’kemi dëgjuar asnjë ndjesë, përkundrazi, kemi parë se si mundohet të mbahet gjallë me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të zonave zyrtarë gjakprishur e përfaqësues të krimit. Megjithë këto, Mirdita ka vijuar me stoicizëm të japë dëshmitë e saj se beteja me të keqen më në fund do të fitohet, se do të mposhten dishepujt e sotëm të tezave raciste e të aparteidit shtetëror ndaj pjesëve të ndryshme të vendit e ndaj Mirditës posaçërisht. Nderim përjetë martirëve të Mirditës”, ka përmbyllur Basha reagimin e tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin