Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha: Kuksianët u rrëmbyen, ky regjim duhet të ndalet

Video: 

Postuar: 16/04/2018 - 13:08

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë një video në profilin e tij ne facebook ku duket arrestimi i një prej protestuesve kuksianë pas protestës në “Rrugën e Kombit”. Basha thotë se rrëmbimi i qytetarëve kuksianë në mes të natës flet për një krim shtetëror dhe bashkëpunim kriminal mes policisë së prokurorisë.

Basha bën thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg.

STATUSI I BASHËS

Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe më pas policia dhe prokuroria kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentet zyrtare. Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë! Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës. Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet. Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë. Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 10:20

Prokuroria ka nisur të hapë dosjet e aferave të ish-qeverisë “Berisha”. Gjatë kohës që vendi u drejtua nga kjo qeveri shpërthyen shumë skandale, por askush nuk shkoi para drejtësisë.

Postuar: 11/12/2018 - 10:10

Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar dje se ora e goditjes së korrupsionit në nivele të larta është

Postuar: 11/12/2018 - 10:00

Reforma në drejtësi tashmë është futur në një rrugë të pakthyeshme.

Postuar: 11/12/2018 - 09:50

Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm dje të plotësojë çdo kërkesë të studentëve që prej shtat

Postuar: 11/12/2018 - 08:12

Kryeministri Edi Rama si çdo ditë edhe sot ka postuar në Facebook video, ku tregon transformoni

Postuar: 11/12/2018 - 08:06

Në politikën shqiptare është bërë tashmë traditë që opozita sulmon, akuzon dhe baltos.

Postuar: 11/12/2018 - 08:04

Qeveria është vënë ditët e fundit në akuza dhe sulme të forta nga ana e opozitës.