BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Basha kundër qeverisë, nuk pranon asnjë variant për reformën territoriale

Basha kundër qeverisë, nuk pranon asnjë variant për
U duk se opozita më në fund pranoi konsensusin dhe do të jepte sugjerimet e saj për dy variantet me 39 dhe 47 njësi vendore, por nuk do të ndodhë kështu. Opozita ka paraqitur platformën e saj për reformën territoriale, duke mos pranuar asnjë variant të qeverisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, përfaqësues të së djathtës në 385 njësitë e qeverisjes vendore dhe këshillave të qarqeve u mblodhën dje në Tiranë, ku miratuan një rezolutë të përbashkët lidhur me reformën decentralizuese, administrative dhe territoriale. Kreu i PD, Lulzim Basha, i bëri thirrje mazhorancës të japë konsensus mbi këtë reformë me rëndësi për shqiptarët. Sipas kryebashkiakut, e djathta nuk ka qenë kurrë kundër reformës për decentralizim, por nuk iu ofrua urë bashkëpunimi. Basha deklaroi se synimi i të zgjedhurve vendorë janë qytetarët dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre. “Ne nuk kemi qenë kundër reformës për decentralizim. Por duke mos gjetur gjuhën e mosbashkëpunimit, nuk mund të vazhdonim. Opozita e ka zgjatur dorën e ka mbajtur të shtrirë për konsensus dhe nuk e kemi marrë këtë përgjigje”, u shpreh Basha. Kreu i PD i kërkon PS dhe LSI që të japin konsensusin. “Ndaj çështja e dytë para së cilës dua të ngre sot, bazuar për gjithë çfarë u tha, bazuar mbi parimet më të mira evropiane dhe kombëtare të pandërprerë në këto 23 vite demokraci, i bëj thirrje mazhorancës të reflektojë dhe të japë konsensusin. Konsensusi është llogaridhënia, që së bashkë si shumicë e opozitë do zgjidhim më shpejt pushimet se duhet të ofrojmë më shpejt, vizione për Shqipërinë e 2014 për të bërë përpara dhe për t’iu përgjigjur pritshmërisë dinamike”, tha Basha. 
 
Decentralizimi 
 
Për opozitën reforma territoriale nuk mund të kuptohet pa procesin e decentralizimit të pushtetit vendor. “I bëjmë thirrje arsyes dhe vullnetit të lirë për t’u ulur së bashku dhe të përcaktojmë drejtimet e drejta në bazë të praktikave më të mira evropiane, si mund të ecim përpara në procesin e decentralizimit për shërbime më të mirë ndaj qytetarëve llogari dhe transparencë para tyre. Pse jemi skeptikë? Sepse s’kemi dëgjuar asnjë fjalë të vetme si mund të fuqizohet pushteti vendor, vetëm harta, harta dhe harta. Lojë e turpshme kungulleshash, lojë që përpiqet ta lodhë djallëzisht qytetarin shqiptar”, theksoi Basha. Lideri i opozitës tha se, së bashku me shoqatat e pushtetit vendor, i ofron bashkëpunim mazhorancës për reformën territoriale. “Në emër të 3 shoqatave të pushtetit vendor, në emër të opozitës dhe qytetarëve ofroj bashkëpunim me shumicën dhe qeverinë me të gjithë ata faktorë që besojnë se kësaj rruge i shkohet deri në fund duke zgjedhur thelbin, pastaj formën. Pushteti vendor nuk duhet të jetë më furça e bojës për fasadat e shkollave dhe qendrave shëndetësore. Ne jemi gati të ulemi, të gjejmë kalin e duhur, Pegasusin e duhur, për të bërë këtë krahasim, të mos merremi me patkonj, ta gjejmë gjuhën e përbashkët s’ka nevojë të shpikim rrotat, ti mbajnë patkonjtë një xhep, edhe 37 dhe 49, nuk paragjykojmë asgjë, kërkojmë decentralizimin më parë. Ka kohë të mjaftueshme nëse ka vullnet”, tha Basha më tej. 
 
Tabaku, negociatore për Territorialen
 
PD ka caktuar si negociatore për reformën territoriale, deputeten Jorida Tabaku. Ajo është shprehur se thelbi i kësaj reforme nuk është harta, por decentralizimi, një koncept ky i kundërt me rrugën e ndjekur prej qeverisë. “Reforma territoriale duhet të jetë një reformë e cila nis me decentralizimin, vazhdon me ndryshimet në paketat e ndryshme ligjore, në ligjin për pushtetin vendor dhe përfundon, ka si produkt përfundimtar një hartë, një ndryshim territorial. Pra harta nuk është qëllim në vetvete, por harta si përfundim dhe produkt i një procesi logjik të nisur me këto elementë që unë përmenda”, thotë deputetja Jorida Tabaku.
 
Rezoluta e PD për reformën territoriale
 
Duke vlerësuar se reforma e decentralizimit e nisur që në vitin 1992 dhe që njohu zhvillime të mëdha konsensuale, veçanërisht në vitet 2000-2009, ka krijuar një sistem të qeverisjes vendore në tërësi funksional. Duke vlerësuar me realizëm problemet, mosarritjet dhe dështimet dhe për këtë qëllim pas një analize të thellë dhe objektive, duke u dakordësuar se më së pari, shkaqet qëndrojnë në: 
-Varfërinë dhe pamjaftueshmërinë objektive të burimeve për zhvillim, me të cilat ndeshet shumica e njësive të qeverisjes vendore në zonat me më pak mundësi zhvillimi; 
-Pasaktësitë, paqartësitë dhe të metat në procesin e decentralizimit të disa prej funksioneve dhe përgjegjësive dhe mos-shoqërimin e tyre me mjetet dhe fondet e duhura; 
-Konfliktin politik i cili është transferuar dhe ka ndikuar sipas rastit, si relacionet politike në qeverisjen vendore ashtu edhe në marrëdhëniet mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, 
Shpallim sot njëzëri platformën për reformën e vetëqeverisjes vendore, që përbëhet nga këto parime: 
1. Decentralizimi dhe zgjerimi e konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës. 
 
2. Reforma duhet të bazohet dhe udhëhiqet nga parimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe përfaqësuese, të shërbimit sa më pranë qytetarit, të partneritetit dhe bashkëpunimit, të shpërndarjes së drejtë të burimeve dhe mbështetjes së njësive vendore me mundësi më të pakta, të transparencës dhe llogaridhënies sa më pranë qytetarëve dhe komunitetit. 
3. Riorganizimi territorial i njësive të qeverisjes vendore në çdo nivel duhet të pasqyrojë identitetin e komunitetit të banorëve të krijuar përgjatë historisë dhe ta harmonizojë atë me funksionalitetin e njësive të reja qeverisëse. 
4. Procesi i hartimit të reformës decentralizuese, administrative e territoriale dhe miratimi i saj të kryhet vetëm përmes konsensusit të plotë politik në Kuvendin e Shqipërisë. 
5. Çdo komunitet vendor të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin pro apo kundër ndryshimit të kufijve vendorë, siç sanksionohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat