Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha në zyrën e Berishës deri në mesnatë, PD në kaos, ikën Nard Ndoka, kryebashkiaku i Tropojës i pavarur

Basha në zyrën e Berishës deri në mesnatë, PD në kaos, ikën Nard Ndoka, kryebashkiaku i Tropojës i pavarur

Postuar: 15/04/2015 - 07:57

Ndërsa zyrtarizimi i kandidatëve të Partisë Demokratike për njësitë vendore është pasuar me reaksionin dhe tensionin e pritshëm në bazën e partisë, Lulzim Basha është kthyer në njeriun që viziton më shpesh zyrën e Sali Berishës gjatë ditëve të fundit. Pas vendimit të Nard Ndokës për t’u larguar nga koalicioni dhe rebelimit të kryebashkiakut të Tropojës për të dalë si i pavarur, Lulzim Basha është shfaqur sërish mbrëmë në zyrën e Sali Berishës. Takimi mes dy bashkëkryetarëve të PD ka zgjatur deri në orët e vona të natës. Nuk dihet me saktësi se çfarë është diskutuar mes Bashës dhe Berishës, por Lulzim Basha ka dalë nga zyra e Berishës afër mesnatës. Me sa duket, Basha është konsultuar me Sali Berishën për situatën kaotike dhe jashtë kontrollit në Partinë Demokratike. Por, pjesë e bisedës duhet të ketë qenë edhe çështja e kandidatëve. 
 
Kaos në PD 
 
Eksponentë të strukturave të PD në rrethe, kanë nisur të artikulojnë që tani kërkesën për Lulzim Bashës, që nëse humbet zgjedhjet, siç edhe ka gjasa të ndodhë, të largohet nga drejtimi i partisë. Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të mos e kandiduar atë për Bashkinë e Beratit. Në një reagim për gazetën “Sot”, Maliqi ka deklaruar se Basha i fali Bashkinë e Beratit të majtës. “Unë e kisha të sigurtë fitoren për Bashkinë e Beratit. Basha tashmë ia fali Bashkinë e Beratit të majtës, fitoren më 21 qershor do ta gëzojnë të majtët. Dhe kjo do të jetë përgjegjësi e atyre që e kanë marrë përsipër. Unë jam propozuar dhe mbështetur nga strukturat e Partisë Demokratike dhe nuk arrij ta kuptoj pse nuk u kandidova për Bashkinë e Beratit. Megjithatë, unë do ta ruaj qetësinë dhe do vijoj të jem pjesë e PD”, deklaroi Maliqi për gazetën, i zhgënjyer dhe i shokuar nga vendimi i Lulzim Bashës. Lefter Maliqi u shpreh se do të kandidonte i pavarur për Bashkinë e Beratit, por fatkeqësisht nuk premton koha. Maliqi kishte shprehur ambicien disa muaj më parë për të kandiduar për Beratin, duke u shprehur se kishte mbështetjen e strukturave dhe të qytetarëve beratas. Madje, Maliqi e kishte marrë shumë seriozisht kandidimin për Beratin, pasi arriti të shpalosë edhe platformën e tij për qytetin ku do kandidonte. Ëndrra e Maliqit ndërpritet në mes nga Lulzim Basha!
 
Agron Demushaj
 
Zgjedhjet e 21 qershorit po nxjerrin më shumë në pah divergjencat dhe përçarjen e Partisë Demokratike. Kreu i Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushaj, është larguar nga Partia Demokratike dhe ka dalë kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale. Sa i takon kryebashkiakut të Tropojës, bëhet me dije se tërheqja e tij ka ardhur për shkak se PD-ja nuk do ta rikandidojë në zgjedhje, ndërkohë që deri më tani për këtë bashki nuk është zyrtarizuar emri i kandidatit në këto zgjedhje. Aktualisht përflitet emri i Besnik Duzhës, deputetit aktual të Tropojës për PD-në. Priten që nga kampi i djathtë të dalin si kandidatë të pavarur edhe dy figura të tjera të rëndësishme, si rrjedhojë e vendimeve të selisë qendrore, që me sa duket i ka lënë pa poste. Agron Demushaj është i treti nga radhët e PD që kandidon si i pavarur në zgjedhjet vendore. Gjergji Bojaxhi dhe Arben Tafaj janë dy figura të së djathtës që do të kandidojnë si të pavarur për Bashkinë e Tiranës. Kandidimi i tyre në këto zgjedhje, ka trembur dyshen Berisha-Basha, pasi PD rrezikon të ketë rrjedhje votash nga elektorati i saj. Megjithatë, duket qartë se PD e ka të humbur betejën për Tiranën dhe zgjedhjet vendore në tërësi. Këto zgjedhje, nga ana tjetër, Berisha po i përdor për të djegur Bashën si politikan dhe kryetar i PD, ndërsa pas 21 qershorit do të mendojë për zëvendësimin e tij, me një figurë më të fortë për të çuar deri në fund misionin e tij politik. Deri më sot, Berisha e ka kuptuar se Basha nuk e drejton dot partinë dhe opozitën në tërësi dhe është i destinuar të humbasë çdo betejë politike.  Eneida Jaçaj
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:43

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar në rubrikën Opinion në “Neës24”, vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendor

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardia

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj