
Postuar: 08/11/2019 - 23:50
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është treguar i ashpër me deklaratat, ku duket sikur janë për djalin e deputetit socialist Rrahman Raja, Rexhepit, i cili i tha kryedemokratit një vit më parë kur u arrestua se “do shihemi në zgjedhje”.
“Rama ia ka lënë pushtetin në dorë Rrajave, ata bëjnë gjithçka, dhe kur vijnë zgjedhjet del Rraja dhe më thotë “do shihemi në zgjedhje”. Unë dua t’i them sot atij, do ta shohësh ti, dhe gjithë soji e sorollopi yt. Kjo betejë nuk bëhet për Bashën, por për të gjithë shqiptarët, dhe mjerë ata që kësaj rradhe do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve,” deklaroi Basha.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/