Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha në ish kampin e Tepelenës, i mbijetuari rrëfen tmerrin që pa me sy: Ishin 30 fëmijë që vdiqën, bollguri ndahej me krimba

Postuar: 12/02/2019 - 11:07

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar ish kampin e internimit në Tepelenë, ndërsa është njohur me kushtet e tmerrshme nga i mbijetuari i kampit famëkeq të Tepelenës, Simon Miraka. Ai tregoi se ka hyrë 4 vjeç në kamp në vitin 1944 dhe ka dalë 9 vjeç nga kampi.

Gjatë rrëfimit të tij në praninë e krydemokratit dhe disa deputetëve të tjerë të PD, i mbijetuari Simon Miraka u shpreh se kanë vdekur mbi 1 mijë njerëz të pafajshëm në këtë kamp duke përfshirë, fëmijë, gra e burra.

“Këtu kanë qenë 5 kazerma të bëra nga italianët dhe kjo ka shërbyer si komandë e policisë. Pjesa këtu shërbente si furrë buke, bukë e zeze sterrë. Ndahej dhe bollgur me krimba. Këto shkaktuan edhe epidemi për sëmundje të ndryshme. Ishin 30 fëmijë që vdiqën nga mungesa e ushqimit dhe nga sëmundjet. Unë kam ardhur 4 vjeç dhe kam dalë 9 vjeç. Në 1944 kemi ardhur këtu. Dy fëmijë 8-9 vjeçe kaluan telat për të ngrenë disa mana të kuq përtej gardhit dhe janë lidhur dhe torturuar më pas. Në Tepelenë ishte kamp shfarosjeje. Janë mbi 1 mijë njerëz që kanë vdekur nga ky kamp, fëmijë, burra, gra. Shumë fëmijë të vdekur mbetën pa varr”- tregoi Simon Miraka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 09:50

Partia e re “Bindja Demokratike“, e sapokrijuar do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kjo parti pritet të ketë anëtarë figura të njohura të larguara nga Partia Demokratike.

Postuar: 21/04/2019 - 09:43

Deputeti Myslim Murrizi, i cili u përjashtua nga Partia Demokratike pasi nuk pranoi të digjte man

Postuar: 21/04/2019 - 09:20

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij d

Postuar: 21/04/2019 - 09:10

Zgjedhjet vendore pritet që të shënojnë fundin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Postuar: 21/04/2019 - 08:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po mban peng shqyrtimin e çështjes së kryetarit të Gjykatës së Lartë

Postuar: 21/04/2019 - 08:50

 Kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari u konfirmua në detyrë pak kohë më parë nga