Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha në Prokurori për ‘Xhisielën’, reagon ashpër Kryemadhi

Postuar: 12/10/2018 - 16:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar për thirrjen e Lulzim Bashës në Prokurori për të dëshmuar.Kryemadhi shkruan në një postim në Facebook, se  kryetari i Grupit Parlamentar të PS është dukshëm i faktuar si i përfshirë në afera kriminale, thirret kreu i opozitës në Prokurori.

POSTIMI I PLOTË

Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës.

Në kohën kur kryetari i grupit parlamentar të PS është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurdhësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij.

Ky i fundit, edhe pse në krye të prokurorisë ka kukullat e veta, sërish nuk paraqitet për t’u përballur me akuzat dhe denoncimet që opozita ka dorëzuar për të. Sepse Edi Rama i frikësohet jo vetëm padive të opozitës në prokurori, por edhe vetë atyre që ka emëruar atje.

Sepse asnjë shërbëtor, sado i bindur, nuk mund ta mbrojë më frymëzuesin dhe zbatuesin e kriminalitetit që po mbyt çdo strukturë funksionale të shtetit.

Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë!

Frika që i ka pushtuar tashme nuk njeh më asnjë barrierë ligjore.

Dhe për këtë, përgjegjësi do të mbajnë të gjithë ata që sot drejtojnë policinë dhe prokurorinë me porositë e Edi Ramës dhe të vasalëve të tij.

Askush mos të mendojë dhe shpresojë se shërbimi antiligjor që po iu bëhet personave të veshur me pushtet politik dhe që mbajnë përgjegjësi direkte për vepra kriminale do të mbetet pa u ndeshkuar.

Banditët dhe pushtetarët që iu shërbejnë atyre janë njësoj përgjegjës me ata që fshehin dhe shtrembërojnë prova, apo më keq akoma, shkelin ligjin për ti shërbyer pushtetit.

Opozita e ka të qartë aksionin e saj për çrrënjosjen e krimit dhe bandave nga drejtimi i shtetit.

Askush në botën e qytetëruar dhe në mes të Europës nuk mund ta mbajë gjatë pushtetin duke përdorur mafian dhe pushtetin e pakufizuar.

Dhe lufta pa kompromis ndaj kriminalizimit të pushtetit, përfshirë dhe veglat që i shërbejnë, do të jetë përparësi e misionit tonë, për largimin e një qeverie që drejtohet, jo më nga Edi Rama, por nga mafia që e ka marrë peng atë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 11:54

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot për mediat pas takimit që pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani për çështjen e mandateve.

Postuar: 19/02/2019 - 11:54

Një ditë pas vendimit të Grupit Parlamentar, për djegien e mandateve si një mesazh pas protestës

Postuar: 19/02/2019 - 11:14

Pas deputetit Lefter Koka, një figurë tjetër e LSI ka shprehur hapur mendimin kundër vendimit eks

Postuar: 19/02/2019 - 11:04

Deputeti dhe kreu i LZHK-së Dashmir Shehi ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News ku tha

Postuar: 19/02/2019 - 10:47

”Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë.

Postuar: 19/02/2019 - 10:43

Pas bllokimit të rrugës nga mbështetësit e PD në zonën e Lezhës, kryeministri Rama për të shmangu

Postuar: 19/02/2019 - 10:30

Kreu i PD, Lulzim Basha ka sqaruar për mediat se çfarë do të thotë qeveri tranzitore e kërkuar pr