Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha në Slloveni, zbulon arsyen e vizitës dhe ka një kërkesë të veçantë

Postuar: 15/04/2019 - 16:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë zyrtare në Slloveni. Pjesë kryesore e axhendës ishte mbajtja e një fjalimi në IFIMES – International Institute for Middle-East and Balkan Studies ( Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin). IFIMES është i mirënjohur në elitën e politikës ndërkombëtare për analizat e tij në fushat që ai mbulon.

“Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim në BE mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit raporti ‘Priebe’, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Basha shtoi: “Komisioni Europian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e ‘Priebe’ për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 16:07

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.

Postuar: 19/04/2019 - 16:05

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë prezantimit të marrëveshjes në Vlorë për trajtimin e t

Postuar: 19/04/2019 - 15:47

Pas vendimt për zhvendosjen e drejtorisë Arsimore të Shkodrës, në Lezhë, ka reaguar ministrja e A

Postuar: 19/04/2019 - 15:24

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për t

Postuar: 19/04/2019 - 15:17

 Situata politike në vend nuk është aspak e qetë, aq sa ka bërë që të reagojnë shumë persona

Postuar: 19/04/2019 - 14:35

Grupi Parlamentar Socialist ka propozuar heqjen nga rendi i ditës të seancës plenare të mbajtjes

Postuar: 19/04/2019 - 14:32

Presidenti Ilir Meta nuk dekreton ndryshimet për ligjin në vettingun në polici.