Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha nga Elbasani: Çeltë shpresa në zemrën e çdo shqiptari!

Postuar: 14/03/2018 - 16:35

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e festoi Ditën e Verës në Elbasan duke ndarë me mijëra qytetarë gëzimin dhe shpresën që frymëzon stina e re. “Më lejoni që nga Elbasani, kryeqyteti i Ditës së Verës t’u uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Ditën e Verës! Ashtu siç çelin lulet në pranverë, ashtu çeltë shpresa dhe optimizmi në zemrën e çdo shqiptari!- u shpreh Basha. Kryetari i opozitës, bashkë me deputetët demokratë të Qarkut të Elbasanit, respektoi traditën e vizitës në Panairin e qytetit, duke përgëzuar artizanët dhe tregtarët për prodhimet e tyre.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e kreut të Partisë Demokratike ishte biznesi artizanal i krijuar nga bashkimi i disa grave shtëpiake, përparimi për mbledhjen dhe përpunimin e mjaltit, si dhe fabrika e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë. Lulzim Basha beson se këto biznese duhet të kenë mbështetje të drejtëpërdrejtë nga shteti për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

“Të tre këta sektorë meritojnë ulje, pse jo heqje të taksave në disa raste, si dhe duhen mbështrtur me subcencione për të krijiar atmosferë sa më pozitive për prohimin, punësimin dhe për mirëqenien e shqiptarëve”- tha Kryetari i PD. I shoqëruar nga bashkëshortja Aurela, Kryetari Basha bëri shëtitjen tradicionale në bulevardin e Elbasanit, duke shkëmbyer me shumë qytetarë urimet për Ditën e Verës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 13:55

Policia greke ka kapur 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë.

Sipas të dhënave janë arrestuar edhe dy shqiptarë.

Postuar: 22/09/2018 - 13:46

Deputeti i PD, Ervin Salianji denoncoi me emra pak kohë më parë se banda e “Bajrajve”

Postuar: 22/09/2018 - 13:42

Edi Paloka ka sërish pyetje për Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Postuar: 22/09/2018 - 13:19

Partia Demokratike ka kërkuar sot nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, që t

Postuar: 22/09/2018 - 12:50

“Kam marrë shumë telefonata, mesazhe me fyerje, shpifje dhe kërcënime ekstreme … &ld

Postuar: 22/09/2018 - 12:42

Ministri i Punëve të Jashtme ka reaguar pas akuzave të ish kryeministrit, Sali Berisha se ky i fu

Postuar: 22/09/2018 - 11:48

Ish ministri i drejtësisë, Ylli manjani, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit për çështjen &ldq