BREAKING NEWS

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish
x
BREAKING NEWS

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret entuziazmin Flamur Nokës: Kur trukohen janë maskaradë, mos më trego mua...

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk përmbahet Evi Kokalari, sulmon ashpër Alimehmetin

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk
x
BREAKING NEWS

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i Metës

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë
x
BREAKING NEWS

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga
x
BREAKING NEWS

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi dhe habit me deklaratën: Ilir Alimehmeti do të jetë...

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind Këlliçin, Ilir Alimehmeti tërhiqet papritur nga balotazhi i Primareve të Tiranës

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind
x

Politike

Basha nis takimet me demokratët në bazë, Alibeaj konfirmon lëvizjen dhe sfidon Berishën, “Foltorja” shton sulmet ndaj PD-së zyrtare dhe paralajmëron se nuk do njohë vendimin e gjykatës

Basha nis takimet me demokratët në bazë, Alibeaj konfirmon

Më në fund dhe pas një heshtjeje të gjatë e pa kuptim, PD-ja zyrtare ka filluar të lëvizë edhe publikisht, duke i dërguar kështu një mesazh të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ithtarëve të tij që kanë marrë peng selinë blu prej disa muajsh. Gazeta “SOT” e ka paralajmëruar se Lulzim Basha i është rikthyer aktivitetit politik, ndërkohë që këtë të dielë që lamë pas, ai është parë në publik në disa takime me bazën demokrate. Pas takimeve sporadike në prapaskenë, zoti Basha ka hedhur një hap tjetër të fortë, teksa këtë fundjavë është takuar me të gjithë krerët e Partisë Demorkatike të degëve të Veriut. Zoti Basha ka qenë i pranishëm në një takim që është organizuar në qytetin e Krujës, ndërsa në rrjete sociale qarkullon edhe një foto që “dokumenton” këtë takim, e cila fillimisht është bërë publike nga kreu i demokratëve të Malësisë së Madhe “Në Krujën e vogël, por me histori të madhe. Bashkë me drejtuesit e demokratëve të veriut të Shqipërisë në një takim miqësor, por dhe të frytshëm. Ashtu siç dinë veç demokratët të flasin, debatojnë dhe të jenë të hapur. Një takim i vlefshëm me një foto që drita e diellit duket se i ndriçon të ardhmen.”, shkruan në një publikim Anton Kokaj, kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ku për herë të dytë ka dështuar përpjekja për të zgjedhur një drejtues të PD- së zyrtare të Berishës. Në foto dallohen përveç Anton Kokajt edhe Xhevdet Amuli dhe ish- kandidati i zgjedhjeve të 6 marsit për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati. Basha është pikërisht pranë tyre, në radhën e dytë të personave në foto, çka tregon se ka nisur një lëvizje kundër Berishës.

Alibeaj konfirmon lëvizjen dhe sfidon

Berishën Megjithatë duhet thënë se Shkodra, por edhe Veriu i Shqipërisë, është konsideruar bastion i Partisë Demokratike, e cila edhe sot vijon me struktura paralele: Ato zyrtare që nisin nga selia e PDSH- së në Tiranë dhe të tjerat që njihen nga Kuvendi dhe KQZ dhe që kulmojnë me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Madje ky i fundit ka konfirmuar dje gjatë një prononcimi për mediat, edhe takimin e Bashës me krerët e degëve të Partisë Demorkatike legjitime të Veriut, duke sfiduara hapur ish-kryeministrin Sali Berisha. “Takimi i djeshëm ka qenë me kryetarë të degëve të PD-së për veriun. Këtë javë mund të bëjmë një takim me zonën e jugut. Është momenti tani që të gjitha strukturat e partisë të PD-së të bëhen gati për atë që në fakt është një nga misionet kryesoret tona, përballja me procesin zgjedhor”, deklaroi ai. Por përballë primareve me të cilat Sali Berisha do të zgjedhë kandidatët e Rithemelimit për garën e bashkive, Alibeaj paralajmëron se do të dalë me kandidatin e tij. “Armiku kryesor është Rama, bazuar në moral, konsistencë e koherencë të qëndrimeve politike kjo është mënyra më e mirë. Si mundet Edi Rama? Me gjithë shqiptarët e ndershëm, të punës të cilëve u është rënë në qafë, zëri i të cilëve asnjëherë nuk ka kumbuar. PD ka strukturat e saj, modusin e saj të përcaktuar në statut e rregullore, për këto përgjigjem unë”, u shpreh ai. Ndërkohë ftesës së grupimit të drejtuar nga Berisha, i përgjigjet me një tjetër ftesë. “Është momenti tani që të gjithë strukturat e PD, të bëhemi gati për atë që është një nga misionet kryesore tona, përballja me procesin zgjedhor lokal ku janë të ftuar të gjithë strukturat e PD”, nënvizoi Alibeaj.

Tërbohet “Foltorja” dhe sulmon Alibeajn

Por lëvizjet e fundit të Alibeajt dhe Bashës, duket se kanë tërbuar “Foltoren”, e cila ka shtuar sulmet ndaj PDsë zyrtare. Ka qenë deputeti dhe besniku i Berishës, Tritan Shehu, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan bashkimi nuk do të vijë nga gjykata referuar faktit që dy PD-të janë në gjyq për legjitimitetin, ndërsa theksoi se vendimi i saj do jetë nul për “Foltoren” në rast se favorizohet grupi i Alibeajt. “Bashkimin” e demokratëve as e bën e as mund ta bëjë gjykata. T’i kërkosh asaj ta bëjë këtë, është së paku vetëm një iluzion! Në fakt demokratët në bazë janë në shumicën dërmuese të bashkuar, duke kaluar një proces të plotë riorganizimi nga qendra në periferi. Problemi qëndron kryesisht në grupin tonë parlamentar, ku disa kolegë akoma nuk po e kuptojnë se një deputet, që ndahet nga anëtarësia e elektorati, nuk i ndjek ato, nuk është më “deputet”, por thjesht një rrogëtar. Dhe këtu gjykata nuk ka asnjë rol e tagër. Çdo vendim i ndonjë gjykate në mos respektim të këtij parimi themeltar demokratik të partive politike, është nul, zero, i pa qenë dhe pa asnjë efekt. PD është aty ku janë demokratët. Dhe prej mbi një viti të gjithë e kanë parë qartësisht se ku janë demokratët”, shkruan Shehu.