BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Basha nis të ndryshojë strategji pas presioneve të Sali Berishës, paralajmëron protesta nëse nuk pranohet kërkesa për qeveri teknike

Basha nis të ndryshojë strategji pas presioneve të Sali

 

 

Opozita ka filluar të ndryshojë strategji sa i takon raporteve me mazhorancën qeverisëse. Edhe pse u duk se ulja në tryezën e reformës zgjedhore do t’i jepte fund krizës politike që ka mbërthyer vendin prej gati një viti, ditët e fundit shihet një qëndrim krejt i ndryshëm. Opozita joparlamentare ka rinisur sërish presionet ndaj mazhorancës, ndërsa në tryezën e kësaj të fundit ka dërguar një kërkesë, e cila është thuajse e pamundur të plotësohet nga shumica qeverisëse. Partia Demokratike ka kërkuar nga Partia Socialiste ta bëjnë me ligj që sa herë ka zgjedhje, 100 ditë para se të mbahen ato, të krijohet një qeveri tranzitore, e cila do të jetë gardiane për të mos lejuar manipulimin e tyre. Afati i fundit që kjo gjë të bëhet realitet është lënë 15 marsi, pasi kërkesa e opozitës ka shkuar në formë drafti në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Por eksponentët më të lartë socialistë janë rreshtuar kundër qeverisë tranzitore dhe për rrjedhojë janë shprehur se nuk ka arsye që të plotësohet një kërkesë e kësaj natyre. Mirëpo, opozita këmbëngul se një e tillë duhet të merret në konsideratë, ndërsa ka paralajmëruar edhe rikthimin e tensioneve.

Pas presioneve të Berishës, Basha paralajmëron protesta

Ka qenë vetë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme, pas takimit që zhvilloi me delegacionin e Venecias, shpërtheu në akuza ndaj mazhorancës qeverisëse, ndërsa paralajmëroi rikthimin e protestave nëse kërkesa e opozitës për qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme do të refuzohet nga mazhoranca në Këshillin Politik. “Zgjidhja që ne kërkojmë, nuk po e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”, deklaroi ai. Por ndryshimi i kursit nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shihet si një lëvizje për të thelluar krizën dhe rikthyer tensionet në vend, ndërsa burime nga selia blu i pohuan gazetës se kryedemokrati ndryshoi strategji pas presioneve të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon rikthimin e revoltave. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive pak ditë më parë, Berisha pohoi se vijon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion, sepse sipas tij, vetëm ky i fundit mund ta largojë Edi Ramën nga pushteti. “Absolutisht me votë jo, sepse nuk voton kurrë. Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fitorja e tij”, deklaroi Berisha.

Edhe aleatët e Bashës paralajmërojnë protesta

Por rikthimin e protestave e kanë paralajmëruar edhe aleatët e PD. Dy ditë më parë ishte ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti, i cili theksoi se nëse mazhoranca nuk merr në konsideratë kërkesën e opozitës për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, opozita do t’iu rikthehet protestave. Ndërkohë që, dje një paralajmërim të kësaj natyre e ka artikuluar edhe kreu i PDK, Nard Ndoka. “Të gjithë po presin vendimmarrjen e opozitës për të organizuar protestat dhe kjo është një detyrë e jona e patjetërsueshme dhe në kushtet e emergjencës. Unë shpresoj që kryeministri mos të përballej për herë të dytë me egërsinë e protestave, me egërsinë e vendimmarrjes së opozitës. Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin institucional për ta zgjidhur krizën”, deklaroi Ndoka.