BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

"Basha, një njeri i marrë peng", reagon ashpër Rama: Pa daljen e Saliut dhe Ilirit nga skena, nuk ka mundësi që...

"Basha, një njeri i marrë peng", reagon ashpër Rama: Pa

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ftesën e bashkëpunimit pas 25 prillit që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama deklaroi se Basha është një njeri i marrë peng nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

“Në këtë sistem që kemi zgjedhur, kundërshtarët nuk i zgjedhim dot, kundërshtarët janë ata që janë. Nuk ka rëndësi sesi ti do ta preferoje kundërshtarin, ka rëndësi që të gjesh rrugën që për hir të interesave të njerëzve, të bashkëpunosh me kundërshtarin. Nuk është çështje preference, është çështje domosdoshmërie, nuk mund të ketë tejkalim të kësaj politike, duke patur në mes Saliun dhe Ilirin. Pa daljen e Saliut dhe Ilirit nga skena, nuk ka mundësi që politika të ngjitet në një skenë tjetër, është e pamundur. Unë besoj që metafora e kukullës shpjegon më së miri natyrën e lidershipit të Lulzim Bashës, një lidership i dobët, pa karakter dhe tërësisht të adaptueshëm, sipas programit të kurdisjes. Nga ekstremi i udhëheqësit të një revolucioni imagjinar dhe i atij që bën thirrje për të marrë pushtetin në rrugë alternative pa zgjedhje, te versioni i dhëndrit të mirë-okllaisur për të shpërndarë buzëqeshje dhe premtime që janë totalisht të parealizueshme. Unë besoj shumë që të dyja këto pozicione ekstreme lidhen me faktin që Lulzim Basha nuk është një njeri i lirë, është një njeri i marrë peng, i kapur, është vendosur aty për të marrë urdhra dhe për të vepruar sipas këtyre urdhrave”, tha Rama në Vizion Plus.