BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Basha nuk e do rritjen e peshës së LSI në opozitë”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat e forta politike: Presidenca në këto zgjedhje është një aktor!

“Basha nuk e do rritjen e peshës së LSI në

Analisti Plator Nesturi shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit kemi një betejë mes 2 forcave të mëdha politike, ndërsa LSI mbetet e mënjanuar pasi Basha do të kishte problem rritjen e peshës së saj si pjesë e opozitës.

-Pothuaj në çdo fushatë beteja politike ka qenë mes dy forcave të mëdha politike PS-PD. Mos në këto zgjedhje kemi një luftë tre-paleshë PS-PD-Presidencë?

Pavarësisht peshës mediatike që zë LSI, si dhe peshës që ka shtuar në elektorat në zgjedhjet e fundit, mendoj se sidoqoftë beteja politike do të mbetet midis dy të mëdhejve PS dhe PD. Ndërkohë duke qenë se LSI është pjesë e opozitës , rritja e peshës së saj brenda masës opozitare, mbetet problem për Bashën, dhe jo për PS. Kjo sepse shtimi i peshës së LSI brenda opozitës do të thotë peshë më të vogël për vetë Lulzim Bashën, jo vetëm brenda aleatëve të tjerë të djathtë, por dhe tek vetë anëtarët e PD, të cilët nuk do ta gëlltisnin lehtë një shtim të votave të LSI në kurriz të partisë së tyre.

Demokratët kujtojnë se çfarë arrinte të merrte LSI në koalicionin me ta atëherë kur kish 4 deputetë dhe imagjinohet se çdo të ndodhte nëse pesha midis PD dhe LSI nuk do të kish ndonjë ndryshim relevant. Njëkohësisht vetë koalicioni mund të vihej në dyshim. Koalicioni është më i qartë dhe definueshëm kur ka një parti qëndrore që luan qartësisht liderin. Të paktën në Shqipëri, pasi nëse kemi dy gjelë pretendojnë lidershipin dhe “haremin” e benefiteve të pushtetit, vështirë se paqja e bashkëjetesa të vijojë gjatë. Ndërkohë, përsa i përket Presidencës, ajo nuk është subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit por gjithësesi mbetet aktor për këto zgjedhje. Aktor që të paktën është definuar qartë se kë ka kundërshtar. Dhe ai është kryeministri i vendit.

Më të lexuarat