BREAKING NEWS

“Më tha dua të shoh nëse je e virgjër”, zbardhet dëshmia tronditëse e të miturës në Kamëz që pretendon se është përdhunuar nga 22-vjeçari: Më mori në makinë dhe më kërkoi të hiqja rrobat…

“Më tha dua të shoh nëse je e virgjër”, zbardhet
x

Politike

Basha nuk ndalet, nxjerr emra të tjerë përveç Valdrin Pjetrit, ja kryebashkiakët socialistë të lidhur me krimin: Pjesë e bandës së Ymer Lalës

Basha nuk ndalet, nxjerr emra të tjerë përveç Valdrin

Në një konferencë për shtyp, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se Rama po përpiqet të shesë Valdrin Pjetrin.

Basha e ka cilësuar këtë si propagandë, pasi siç theksoi kryedemokrati ishte vetë ai që e dërgoi Vladrinin në Shkodër.

'Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin. Rama I pari e shiti menjëherë dhe sot  ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkdorës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën', tha Basha mes të tjerash.

Fjala e Bashës:

“E para: Rasti i tij nuk është i shkëputur, sot një pjesë e mirë e bashkiakëve që Rama iu imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të kaluar kriminale ose lidhje aktuale kriminale.

Pjerin Ndreu në Lezhë i nxjerrë nga lista e zeze e ambasadës amerikane për përshirje në trafiqe kur punonte në polici, u rikthye deputet me Ramën. U kap me dosjen 184 ku dëgjuat përgjimet se si bën presion për mësuesit nëse nuk votojnë në Dibër për PS

Valbona Sako në durrës është e përshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim me krimin dhe përfaqësues të bandës Dako-Avdylaj, me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës.

Artur Bushi në Krujë i dënuar për trafik dorgë, njësoj si Valdrin Pjetri.

Agim Kajmaku në Vorë, me dy identitete dhe përfshirë në aktivitete të paligjshme në Greqi

Dionis Ymeraj në Dibër, më të shkuar kriminale, në hetim për korrupsion i përfshirë në vjedhjen e votave, në bandën e Ymër Lalës.

Rakip Suli i ndjekur në konflikt interesi si deputet ku fitonte miliona euro me qira e kontrata,

Tërmet Peci i ndjekur personalisht nga prokuroria për qindra kg kanabis”.