Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike, mazhoranca aktuale përgjegjëse për kriminalizimin e shtetit

Postuar: 12/04/2017 - 07:52

Kreu i PD, Lulzim Basha, nuk tërhiqet nga qeveria teknike, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha tha dje se dialogu mbetet i hapur për kushtin që do garanton transparencën e procesit zgjedhor. “Rruga e dialogut mbetet e hapur. Por ta harrojë çdokush, që kjo betejë që ka nisur për interesat e qytetarëve, do të mbarojë me pazar për interesat e politikanëve. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Ne jemi bashkë. Jemi ngritur bashkë për një kauzë që tejkalon axhendat politike të çdo partie dhe koalicioni politik të opozitës. Sepse, sigurimi i zgjedhje të lira dhe të ndershme, themeli mbi të cilin do të ngremë Republikën e Re, duhet të jetë i fortë, i pastër, i qëndrueshëm, si vetë qytetaria dhe populli shqiptar”, u shpreh Basha. Kreu i PD tha se opozita do t’i shkojë deri në fund qeverisë teknike. “Ndaj është koha të ndaj me ju vendosmërinë tonë, jo vetëm për ti shkuar në fund mandatit të qeverisë teknike, si e vetmja zgjidhje, por po kështu për t’i shkuar në fund çdo standardi europian që garanton njëherë e mirë, jo vetëm lirinë e votës, por që garanton lirinë e vullnetin e qytetarëve, përmes zgjedhjeve parlamentare, përmes zgjedhjeve lokale, përmes zgjedhjeve të përgjithshme, përmes zgjedhjeve të pjesshme dhe përmes referendumeve për çështje që kanë të bëjnë me qytetarët”, u shpreh Basha. Ai akuzon qeverinë si të lidhur me krimin, e cila nuk jep garanci për zgjedhje të lira. “Nuk ka asnjë shans t’i besojmë autorëve të kësaj gjendje të krimit, drogës korrupsionit, që janë arsyet e shkatërrimit të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, që të përgatisin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër përveç qeverisë teknike me mandat të gjerë politik. Por si do të arrimë aty, varet tërësisht nga rrethanat në të cilat gjendet kryeministri aktual. Nëse e ka për kokëfortësi ta dijë që kokëfortësi me popullin nuk bëhet, sepse nuk mbarojnë punët mirë kur bëhesh kokëfortë me popullin. Nëse është peng i krimit, nëse ka marrë paradhëniet dhe tani nuk e lejojnë të largohet nga karrige me të cilën krimi ka bërë miliarda nga droga, nga korrupsioni, nga vjedhjet, atëherë i themi se; qeveria teknike është edhe çlirimi yt, edhe çlirimi i Partisë Socialiste nga Rilindja e kriminalizuar dhe krimi i rilindur”, u shpreh Basha.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë