Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha: Opozita prej 5 ditësh është gati për dialog, shqiptarët presin zgjidhje

Postuar: 11/04/2017 - 08:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e djeshme nga çadra e protestës apo e njohur ndryshe si çadra e lirisë, ripërsëriti sërish kërkesën drejtuar mazhorancës se opozita është e gatshme për dialog. Në fjalën e tij, lideri demokrat tha se shqiptarët presin zgjidhje dhe jo monologë shterpë e fasadë. “Jemi gati prej 5 ditësh për dialogun për zgjidhjen që presin shqiptarët dhe jo monologë shterpë e fasadë dhe t’i rikthehemi lojës se kush e ka fajin”, tha Basha. Më tej kreu i PD-së shtoi se ka ardhur koha të protestojmë për zgjedhjet, të cilat duhet të jenë demokratike. Po ashtu, shefi i opozitës nënvizoi se vendit i nevojitet një republikë e re. “Kemi thënë se ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira e të ndershme, për një republikë të re që nuk do të jetë vetëm e demokratëve e socialistëve, por e të gjithëve. Pushteti duhet të burojë nga qytetarët me votë të lirë e të ndershme. Nuk është drejtësia e korruptuar që polli politikën e korruptuar, por politika e lidhur me krimin që polli drejtësinë e korruptuar dhe ka nevojë për të”, deklaroi ai. Sakaq, Basha theksoi se në Shqipëri duhet të përfundojë saga e zgjedhjeve të manipuluara nga krimi. “Zgjedhjet e lira nuk mund të jenë produkt i një kompromisi të arritur për hir të kompromisit. Që kjo çadër të mos ngrihet më, saga e zgjedhjeve të manipuluara nga krimi e droga, duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Zgjidhjet që ne kemi parashtruar: votim dhe numërim elektronik, kufizimi i shpenzimeve në fushatë elektorale, financimi 100% publik i partive janë masa të domosdoshme. Me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, do të japin garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Afërmendsh, autori i hashashizimit të republikës së vjetër, nuk mund të jetë edhe kryeministri”, tha kryetari i Partisë Demokratike, më tej në fjalën e tij. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G