Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha për 10-vjetorin e Pavarsisë së Kosovës: Përulemi për ata që luftuan për këtë ditë të madhe

Postuar: 17/02/2018 - 11:12

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me  një status në profilin e tij në ‘Facebook ka bërë një urim të veçantë për qytetarët e Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Basha thotë se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianizimin e të gjithë Ballkanit.

Kreu i PD-së, nuk ka harruar pa përmendur edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën dhe luftëtarin e UCK-së Adem Jasharin.

Urimi i Bashës:

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Gëzuar këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët!

Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë.

Por mbi të gjitha, sot jemi krenarë për Kosovën. Jemi kryelartë para botës dhe kombeve se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianizimin e të gjithë Ballkanit. Jemi plot besim se Kosova ka përpara një të ardhme të ndritur, të përparuar dhe europiane. Sot, ne e dimë se e ardhmja e të gjithë shqiptarëve është e bekuar.

Gëzuar Kosovë e shtrenjtë! Gëzuar shqiptarë kudo në botë!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin