Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha për ndërprerjen e seancës parlamentare: Ankthi i Ramës s’po na le të debatojmë

Postuar: 12/10/2017 - 17:34

Pas rezistencë së deputetit demokrat Flamur Noka për të mos dalë nga Kuvendi, kreu i tij Gramoz Ruçi ka shtyrë për ditën e nesërme. Pas kësaj kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë para mediave duke thënë se kryeministri Edi Rama po përdor të gjitha metodat për të mos u përballur me të vërtetat dhe t’i bëjë bisht debatit.

“Nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit,” tha Basha.

“ Ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë, me Ramën e bandat që sot kontrollojnë vendin që janë jashtë kontrollit të policisë. Edi Rama i trembet këtij debati, por ne do vazhdojmë të kërkojmë debat për këtë çështje. Po e shohim se si shumica po duan të ikin nga vendi. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo, nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit. Ne kërkojmë aleancën e çdo qytetari të ndershëm. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debat, tepsinë e ka përvete, timonin për vete, tani do që t’i mbyllë gojën parlamentit. Kjo nuk do ndodhë. Agjesimi i debatit do shkojë në krizën më të madhe të demokracisë në këto 25 vite,” tha Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 10:20

Emiljano Shullazi ka ngritur sërish në këmbë drejtësinë dhe politikën shqiptare. Teksa na ndajnë pak ditë nga pretenca e prokurorisë për dënimin e tij, kanë shpërthyer përplasjet e forta te Krimet e Rënda.

Postuar: 22/09/2018 - 10:10

Kryeprokurorja Arta Marku ka reaguar ditën e djeshme sa i takon përplasjeve me prokurorët e Krime

Postuar: 22/09/2018 - 10:00

Zbulohen arsyet se përse Basha dhe Kryemadhi duan veting vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo pë

Postuar: 22/09/2018 - 09:47

Lideri i PD-së, Lulzim Basha teksa nxjerr përgjigjen e Ramës në intervistën e dhënë se fundi edhe

Postuar: 22/09/2018 - 09:27

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka publikuar dje shifra të rendit dhe siguri

Postuar: 22/09/2018 - 09:25

Zv/kryeministrja Senida Mesika zhvilluar dje një takim me drejtorët e përgjithshëm dhe përfaqësue

Postuar: 22/09/2018 - 09:22

Thellohet skandali i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me tenderat.