BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Basha: Partia më e madhe në 14 maj ajo e atyre që refuzuan të zgjidhnin mes dy të këqijave. Të ndërtojmë pa vonesë ekipin e shpresës në çdo nivel për t’i dhënë zë shumicës së heshtur

Basha: Partia më e madhe në 14 maj ajo e atyre që refuzuan

Gjithmonë në qoftë se ke vullnet t’i japësh përgjigje një pyetjeje dhe kjo është një pyetje me shumë rëndësi. Unë nuk vij këtu me një shkop magjik që e kam marrë nga Tirana për t’i ndryshuar gjërat. Por vij me një bindje shumë të thellë të cilën dua ta ndaj me ju sepse kjo bindje merr vlerë vetëm nëse e ndajmë së bashku, përndryshe është diçka individuale.

Cila është kjo bindje? Shikoni 14 majin, cila është partia më e madhe e 14 majit? Është partia e atyre që nuk dolën për të votuar. Këta janë njerëz, folëm për rininë që nuk doli të votonte, por nuk është vetëm rinia. Këta janë njerëz, prindër, gjyshër, të rinj të reja, të papunë, të punësuar, punëdhënës, të cilët e ndjejnë veten jashtë këtij sistemi të ndërtuar këto 15 vite, në veçanti që nga ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Sistemi u ka kthyer shpinën dhe ata kanë zgjedhur t’ia kthejnë shpinën këtij sistemi. Është gjëja më e kollajtë, por edhe gjëja më e ulët që politika drejton gishtin dhe thotë fajin e ka populli. Fajin e ka gjithmonë politika. Të kthehem tek ajo që e nisa këtë bashkëbisedim, çfarë alternative iu ofrohet këtyre njerëzve? Çfarë alternative iu ofrua rinisë së Beratit? Asgjë. Gënjeshtra të ricikluara, personazhe të ricikluar, zgjedhja midis dy të këqijave. Dhe I pari I qeverisë nuk e fshehu, e vuri madje billboard, citylite. Një e keqe me dy të këqija të tjera, zgjidhni të keqen më të vogël. Këtu është katandisur politika në Shqipëri. Dhe habitemi pse partia më e madhe është partia e atyre që nuk e pranojnë këtë realitet. Jo, në fakt në vetvete ndonëse jo stacioni përfundimtar, ky është treguesi I reagimit shoqëror. I asaj pjese të shoqërisë, partisë më të madhe sot në Shqipëri që thotë jo, nuk zgjedh mes dy të këqijave dhe thirrini mendjes sepse përndryshe nesër do të jetë shumë vonë.

Tani ne këtu jemi aktorë politikë. Partia Demokratike është një nga aktorët politikë në skenën politike. E dëgjojmë këtë mesazh? Në qoftë se e dëgjojmë këtë mesazh, çfarë do bëjmë?

Së pari duhet të kuptojmë që kemi një shumicë gati për t’u mpiksur si një mazhorancë politike me ofertën e duhur dhe me ofertuesit e duhur. Me mesazhet e duhura, dhe me mesazherët e duhur. Me fjalë të tjera me një alternativë që do bëhet nga një program dhe nga një ekip. Për këtë nuk kemi për të humbur kohë, sepse kemi fatin e mirë që kemi potenciale të jashtëzakonshme njerëzore dhe në veçanti rinore. Sepse mund ta kishim dhe fatin e keq mos ta kishim as potencialin njerëzor dhe as potencialin rinor.

Bindja ime është që në qoftë se ne dimë ta ndezim dritën e shpresës në shpirtin e çdo shqiptari që e ka humbur atë përkohësisht, në çdo familje në çdo shtëpi ku është fikur përkohësisht, ne do të mund ta thyejmë murin e errësirës, ofertën mes dy të këqijave që nuk është ofertë, por është kërkesë për t’u nënshtruar ndaj fatit të keq. Këtë duhet të bëjmë, të ndërtojmë pa vonesë ekipin e shpresës në çdo nivel. Nuk është çështja as e katër as e pesë emrave, në çdo nivel. Të mirëpresim, të promovojmë, të fuqizojmë rininë, t’i japim fuqi rinisë në këtë proces, t’i japim zë rinisë dhe t’iu flasim qytetarëve pasi I kemi dëgjuar, kuptuar hallet, problemet dhe shpresat e tyre me një platformë, me një program realist që I bën ato realitet. Shpresat e tyre I bën realitet dhe problemeve dhe halleve të tyre iu jep zgjidhje realiste. Kështu që nuk është diçka që do të ndodh brenda ditës as brenda muajit, por duhet, në qoftë se e bëjmë siç duhet do të ndodh e do të ndodh me patjetër në takimin e tjetër që kemi me popullin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Më të lexuarat