Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha pas takimit me Sekretarin Kerry: Ftoj Ramën për t'i dhënë fund reformës në drejtësi

  Basha pas takimit me Sekretarin Kerry: Ftoj Ramën për t'i dhënë fund reformës në drejtësi

Postuar: 14/02/2016 - 14:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, kryetari i Partisë Demokratike, u ndal te kontributi i PD-së në betejat parlamentare për dekriminalizimin por edhe në reformën për drejtësi.
 
“Bisedimet e mia u përqendruan mbi sfidën që ka Shqipëria për të mposhtur krimin, dhe ku PD ka dhënë një kontribut të madh në këtë betejë, të cilën ne e nisëm dhe shkuam deri në masa ekstreme si bojkoti parlamentar, por që do të kishte mbetur në hije pa ndërhyrjen e SHBA-ve përmes ambasadorit Donald Lu. Kushti të gjitha kushteve për të gjitha reformat që duhet të bëjë Shqipëria është dekriminalizimi. Çështja e dytë është reforma në drejtësi dhe mbështetja pa kushte e një drejtësia të paanshme dhe të pakapur politikisht. Konfirmova mbështetjen tonë dhe gatishmërinë e PD për të punuar së bashku në frymën e konsensusit për këtë reformë, sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Çështja e tretë është vota e lirë dhe demokratike, për të cilën unë kërkova dhe mora mbështetjen e SHBA-ve që zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të jenë pikërisht të lira dhe demokratike”, deklaroi Basha për "Top-Channel". 
 
Por dyshimit nëse mbështetja e SHBA-ve kundër qeverisë aktuale, të sulmuar nga opozita, do të thotë se vendi do të hyjë në zgjedhje të reja me një qeveri teknike, Basha iu përgjigj: Për të garantuar votën e shqiptarëve duhet të mundësojmë një rregull mbi pamundësinë e ndërhyrjes së krimit në vendimet e popullit, si dhe frenimin e parave të krimit për të blerë votat e shqiptarëve. Siç e theksoi edhe Kerry, reformat në Shqipëri nuk janë thjesht për t’u realizuar por edhe për t’u zbatuar. Këtu dua të shpreh mbështetjen për një reformë zgjedhore konsensuale dhe të pakushtëzuar”, shtoi më tej Basha.
 
Por për kërkesën e SHBA-ve për të miratuar me konsensus dhe sa më shpejt Byronë Kombëtare të Hetimit, kreu i PD-së tha se amerikanët na mbështesin por jo për struktura që nuk bazohen në rekomandimet e pranuara ndërkombëtarisht të Komisionit të Venecias.
 
“SHBA-të nuk kërkojnë mbështetjen e një strukture që nuk bazohet në parimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjithsesi, dera ime mbetet e hapur për të biseduar mbi këtë reformë, për t’u ulur sa më parë në diskutime për t’i dhënë formë përfundimtare reformës në drejtësi, paketë, pjesë e së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, tha Basha.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:59

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, nd

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G