
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Basha: PD mbështet SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, çdo përpjekje për ta intimiduar, e destinuar të dështojë

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen e tij ndaj SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Dje, përmes një reagimi në rrjete sociale Basha shkruan se çdo përpjekje e krimit të organizuar për të intimiduar SPAK është destinuar të dështojë. “Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët. Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK”, shkroi ai. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar dje turin e takimeve, ndërsa është ndalur në njësinë Administrative, Ndroq. Në kuadër të turit të tij në të gjithë Shqipërinë, Basha ka takuar banorët e kësaj zone rurale të Tiranës, për të folur për problemet që ata hasin. “Përshëndetje të gjithëve këtë mëngjes plot diell nga Ndroqi”, shkruan Basha në Facebook. Nga këto takime, Basha e ka dhënë dhe një mesazh për situatën në PD, duke thënë se do jenë të mirëpritur gjithmonë ata që duan një parti europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik.“Kënaqësi të takohem me Xhelal Merepezën, një kontributor i palodhur i PD. Idetë dhe sugjerimet e tij janë shumë të vlefshme për ringritjen e modernizimin e PD. Në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti moderne europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik. Kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë”, shprehet Basha në rrjetet sociale.
Më të lexuarat


Kërcënimet e Greqisë për Belerin, reagon ish-ministri i Jashtëm: Problemet duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike, të dyja palët janë gabim

‘Çështja ‘Beleri’ ‘lojë forcash’’, analisti i njohur “shuplakë” Ramës: Nëse Greqia bëhet pengesë për negociatat e BE me Shqipërinë…

Pas deklaratës së Subashit për zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve, deputeti i njohur ngre akuza: Kush gënjen, policia apo kryetari i bashkisë

Pas kaosit në Kuvend, Berishës i 'mbyllen dyert' e bashkëpunimit, "non-grata" i shtrin dorën...

“Belerin s’mund ta shndërrojë në çështje evropiane”, shpërthen analisti i njohur: Qëndrimi i ndërkombëtarëve, i favorshëm për Shqipërinë

Shkodra “thyen tabunë” festoi për herë të parë 29 Nëntorin, reagon Spahia

"Dumani është bërë nervoz", gazetari i njohur plas "bombën": Ministri i Ramës i përfshirë në përgjimet e Sky Ecc, do i publikoj bisedat me grupet kriminale

Koncesioni i Butrintit, Zhupa denoncon qëndrimet e qeverisë Rama: Shqetësim për DASH dhe kompetencë hetimi për SPAK (Dokument)

“Nga Ndreko tek Beleri”, politikani i njohur shpërthen kundër kryeministrit si pengesë për procesin e antarësimit: Rama gangrena e integrimit në BE

Zyrtarë të lartë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm, ja kë pritet të takojnë
